Tregime nga Desara Çela

 
Tregime nga Desara Çela
 
 
Rruga për në Londër
 
“Zgjohu Sar! Do të nisemi për në Has dhe nuk dua të vonohemi. Kemi rrugë për të bërë.”-ishin këto fjalët që dëgjova përtej telefonit.
Ngrihem dhe hap dritaren e dhomës. Mjegulla kishte pushtuar vendin. Vishem trashë dhe zbres në restorantin e hotelit për të ngrënë mëngjesin.
 
“Si po ju duket Kukës-i?”-pye tkamarieri, një djalë i ri në moshë.
“Ftohtë!”-përgjigjem me shaka.
“Është dimër, kuptohetqë do bëjë ftohtë”.-ma kthen kamarieri po me shaka.
Bëhem serioze dhe them:“Është qytet i “vakët”në njerëz. Mbrëmë ishte ora 20.00 dhe jashtë në qendër nuk kishte njeri. Tek-tuk mund tës hikoje dikë, i cili mbase po kthehej në shtëpi.”
“Kanë ikur të gjithë në Angli. Atje është bërë një Kukës i dytë. Në mos në Angli, diku nëpër botë për të kërkuar një jetë më të mirë”- thotë djaloshi dhe largohet.
 
E hajmë mgjesin në heshtje, e njëmijë mendime më vijnë në kokë.
“Pse re në heshtje Sar. Ç’të bëri kaq mendimtare?”-pyet profesori që më shoqëronte.
“Prof, po mendoj nëse Kukësi është kaq i vakët në njerëz , po fshatrat përreth?”
“Janë bosh Sar, e kjo dihet tashmë. Mos e mbaj mendjen aty, por mbaroje mëngjesin se kemi rrugë për të bërë dhe siç e shikon moti nuk na premton shumë”
 
Nisemi për në Has, jo shumë larg nga Kukësi. Mjegulla ka pushtuar rrugën e të jep ndjesinë sikur je pjesë e një filmi thriller.
Po shpresoja që në Has të gjeja pak më shumë njerëz në rrugë se sa në Kukës, por jo. Infrastruktura ishte e mirë. Rrugës hasje me vila, por brënda tyre sofra ishte bosh.
“Pse?”
Sepse kishin emigruar në Angli e në mos në Angli diku në botë.
 
“Iku mjegulla”-brohorita me entuziazëm.
Makina ndaloi përpara shkollës. Ftohtë. Mbyll xhpin e trashë deri në grykë dhe futemi brënda.
Më kishte marrë malli për shkollën. Më jepte ndjesinë e mbrojtes nga bota jashtë. Nga ajo botë katrahurë.
Takojmë drejtorin dhe një pyetje më vërtitej në kokë.
“Po me emigrimin si është gjëndja?”- e pyes qetësish, por duket sikur e preka aty ku nuk duhej.
Më pa dhe mu duk sikur më pyeti: “Përse ma bëre këtë pyeje, kur të gjithë e dimë se si është gjëndja e emgrimit këtu?”
“Keq! Kanë ikur të gjithë. Në mos jo, jetojnë me shpresën që një ditë do ikin larg, shumë larg nga këtu. Disa për të mos u kthyer më kurrë.”-përgjigjet ftohtë.
 
Më dhëmbi ajo që tha.
 
Përpara meje gjëndej një nxënës i klasës së 9-të. Kishte hedhur shtat e nuk të jepte përshtypjen e një 15 vjeçari.
“Si je?”- e pyes dhe mendja më shkon tek Alvi, nipi im, moshatar me të.
“Mirë!”-përgjigjetnësikletnxënësi.
“Si po shkon me vitin e fundit të 9-vjeçares. Pak muaj të ndajnë nga gjimnazi?!” e pyeta përsëri.
Prisja një përgjiigje tjetër, duke shpresuar të më thoshte diçka tjetër.
“Unë nuk do shkoj në gjimnaz “zysha”. Unë do të iki në Angli tek babi. Ai po më pret atje.Ndoshta atje mund të ndjek shkollën. Nëse jo, do filloj punë. Unë do iki nga këtu”.-përgjigjet djaloshi.
 
Më ra pika.
 
Ai nuk ishte i vetmi që do ikte në Angli, por edhe shumë të tjerë të moshës së tij. Fëmijët në Has rriteshin me idenë që një ditë do iknin në Angli. Kjo përkatësisht vërehej tek gjinia mashkullore.
Nëse nuk do mund të arrinin fillimisht në Angli, do iknin në një shtet europian e më pas në “Tokën e Premtuar” ku i priste dikush.
Paundët ishin bërë gati. Ishte gjetur edhe rruga klandestine për të ikur. Thjesht prisnin ditën për t’u larguar përfundimisht, sapo të përfundonin klasën e 9-të.
Prisnin ditën për të ikur nga vendi ynë, nga vendi i tyre, nga Shqipëria, mbase për mos u kthyer më.
 
Vitin që vjen ai nxënës do jetë duke e festuar 28 Nëntorin në një nga rrugët e Londrës. Nuk do jetë këtu për të bërtitur me të madhe “O sa mirë me qenë Shqiptar”!
 
Gëzuar Shqipëria ime!
Gëzuar me ata që ndodhen këtu!
Gëzuar me ata që janë në pritje për t’u larguar!
Gëzuar me zemër të thyer me ata që kanë marrë shtegtimin!
 
Nëntor 2021!
 
 
 
Ai
 
Korrik. Mëngjes, por përsëri vapa ndihej. Po filloja të mërzitesha duke pritur para zyrës së doktoreshës. Gjendesha aty për të zhvilluar një intevistë me të. Pas dy orësh të mira pritjeje, më në fund ishte rradha ime. Futem brënda. Më pret me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë. Ishte hera e tretë që tentoja të bëja atë intervistë.Vendos celularin pa zë. Duhet të regjistroja bisedën. Pasi folëm, përshëndetem miqësisht dhe largohem.
Dola jashtë. Rradha sa vinte dhe shtohej. Ora 12. Dielli si saç bi kokën time më trrullos. Ndiej një marrje të lehtë mëndsh. Përpiqem të rimarr veten dhe hap celularin.Gjashtë thirrje të humbura. Ajo e dinte që isha në intervistë dhe nuk po kuptoja pse i kishte rënë kaqs humë herë. E marr në telefon. Pambaruar zilja e parë dëgjoj një zë të mbytur, jo si gjithmonë.
 
“Je mirë?”-pyes disi e shqetësuar. Shpresoja që përgjigja të mos më trondiste.
“Me duhet numri I një mjeku onkolog. Më duhet urgjent!” – thotë në ngashërim.
“Cili e ka prerë biletën për në botën tjetër?”-këto ishin fjalët më pa vend që kam thënë ndonjëherë në jetën time. E urrej “Shërbimin Onkologjik “ në QSUT.
“Është babi, Sar! Babi!!Është diagnostikuar me kancer në mushkëri. Ai është shumë sëmurë!-tashmë ngashërimat u bënë më të forta.
Dielli po më dukej sikur po më përvëlonte kokën. Mu errën sytë. Mbylla celularin pa i dhënë përgjigje.
Bëj një përllogaritje të shpejtë. Sa mund të ishte jetë gjatësia e të sëmurit?! Mendoj, jo më shumë se 6 muaj nëse ka zhvilluar metastaza. Celulari ndërkohë nuk pushon së rëni. Është nëna ime. E ka marrë vesh lajmin. Tashmë e kuptoj pse i ka rënë papushim.
-Po mam!-përgjigjem me lot nësy.
-Besoj e more vesh lajmin? – pyet edhe ajo e mërzitur.
– Po, ma thanë. –kaqjap si pëgjigjem dhe mbyll telefonatën.
Marr rrugën për në zyrë duke tërhequr këmbët zvarrë.
 
Filluan kontrollet mjekësore e me pas kemioterapia. Në seancën e dytë të kemioterapisë shkoj tek Shërbimi Onkologjik. Pyes për dhomën në tëcilën ndodhet. Hipi në katin e dytë.
Ishte shtrirë dhe qeshte me fëmijët e tij. Ishin mbledhur të tre si zogj pranë të atit.Tregonte histori dhe kur mërzitej kthente sytë nga serumi duke thënë:”Ky i bekuar sa avash ecën.”
 
Më shikon dhe më fton brënda, përsëridukeqeshur.
“Si je?” -e pyes me gjysëmzëri.
“Mirë jam. Nuk kamgjë! Këta bëhen merak kot. Shikoje pak a po ecën ky serumi se dua të iki në shtëpi. Nuk dua të rri më gjatë këtu! “-thotë duke qeshur.
“Ka dhe pak!” – përgjigjem me buzën në gaz.
 
Ditët po kalonin. Forca e tij po shterohej. Sëmundja e ligë po e mposhte. Po dorëzohej. Ajo qante me dëshpërim për të atin e sëmurë. “Pse atij?”-pyeste Zotin vazhdimisht. Një pyetje që nuk mori kurrë përgjigje.
 
24 dhjetor. Jam në Gjirokastër. E dija që ai ishte drejt fundit të udhëtimit të jetës. E pashë në ëndërr. Ora 7:30 e mëngjesit. Kthehem nga im shoq dhe i them: “E kam parë në ëndërr!”
Një lot rrëshkiti mbi fytyrën time. Kapa celularin për të parë në sekishte ndonjë njoftim. Ishte aty. Nuk doja ta lexoja ,por ishte aty.
“Babi ndërroi jetë këtë mëngjes!”-lexova
Mbylla sytë fort dhe u luta me shpirt: “Zot na fal për aq herë kur të pyesim pambarim përse na merr ato që duam më shumë.”
Rashë në mendime. Sa të vegjël jemi në këtë botë katrahurë. Të etur me vrap pas jetës, duke mos menduar se fundi mund të vij shpejt.
Ngrihem,vishem e dal. Dua te marr ajër. Mora rrugen e kalldremtë për në kala. Koha e vrenjtur e qielli gri i errët. Ngrita koken lart dhe them me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë: “Na bëj një vend atje lart ndërsa qëndron duke na pritur. Prehu në paqe “Gjysh”!”
 
 

One thought on “Tregime nga Desara Çela

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s