Poezi epiko-lirike nga Shezair Koko
O KRENARI LABËRIE!
Më flamurbukura, Arbëria
Triumfatorja, që kurrë s’vdes
Flakadane Labëria
Argjendarì, Kurvelesh.
Historia trëndafilon
Dhe shkëlqeson, si një Yjesë
Se Labëria jonë
Trashëgon gjashtë pjesë.
Pjesa e parë, Kurveleshi
Pastaj Rrëza e Tepelenës
Ç’gjurmë e artë kundron tek sheshi
Busti i Ali emblemës.
Kardhiqi pjesa e tretë
Ndrijnë radhojtë, si stërlina
Kurorë që vetëton lezet
Si Lule Jasemini, Delvina.
E pesta Gryka e Dukatit
E gjashta Bregu i Detit
Vendi i njerëzve të fatit
I lakmuari i mbretit.
15 fshatra Kurveleshi
I sipërm edhe i poshtëm
Ylberin derdhur tek brezi
Lidhur si djepi me foshnjën.
Kuç, o zemër luftëtari!
Me gjak e flakërove jetën
Mbete Vatër Fitimtari
Me zgjedhar Zenel Gjolekën.
Lindur që me yjet lart
Fshat traditash, Kallarat
Isa Imzua fterriot
Dekan i Drejtësisë në Botë.
Mbështjellë nëpër një pllajë
Gjallon, si lulja në maj
Plot mister fshati Bolenë
Emri i tij trelegjendë.
Progonat me Bilbilenjtë
Sa Lavdi e Korifenjtë!
Një kala t’veçantë në botë
E ndërtuan niviciotë.
Një Muze, shumë i vogli
Nga kish ardhur s’e di kush?
Një stilograf nga Fan Noli
Ruhet dhe sot në Lekdush.
Si katart i lartë
Është Golëmi në ballkon
Hajde, Myzeqeja e Thatë
Terapia që shëron.
Dhe shqiponja e zgalemi
Qajnë e qeshin në ballkon
Ka ikur Bilal Golëmi
Shkenca çdo ditë e kërkon.
O Çelo Mehmet Picari!
Trim të parë të kish Pashai
Dhe suliot Boçarit-o
Historia i flet Hygo
Ndaj emblema e Kurveleshit
Ka një stemë heraldiste
Si simbol kokën e demit
O kranari labërishte!