César Cantoni
Kalendari poetik: César Cantoni 1951
Sot, më 23 shkurt, është data e lindjes së poetit argjentinas. Ka botuar 10 libra me poezi. Gjithashtu ka botuar nëpër revista të ndryshme shumë artikuj kritikë dhe ese. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë evropiane. Ja njëra në shqip bashkë me urimin për ditëlindjen e poetit – “Feliz Cumpleaños, César!”:
LIBRI ME POEZI
Lexova poezinë e parë
dhe s’po gjej dot një vajzë
të jetë gati të më joshë.
Lexova poezinë e dytë
dhe s’po gjej dot taksi
të më shpjerë në pyll të shëtis.
Lexova poezinë e tretë
dhe s’po gjej dot një pisqollë
t’ia mbaj autorit në kokë.
Kështu që e mbylla librin
dhe hodha vështrimin jashtë dritares:
andej, poezia e rrugës
po shkruante në faqen e një dite të mrekullueshme.

© shqipëroi Maksim Rakipaj