Kalendari poetik: Jozefina Dautbegović (1948-2008) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Jozefina Dautbegović
 
Kalendari poetik: Jozefina Dautbegović (1948-2008)
 
Poete kroato-bosnjake, u lind më 24 shkurt 1948 në Bosnjën veriore. Mbaroi universitetin për gjuhësi dhe histori në Slavonski Brod dhe jetoi në Doboj, në Bosnjën qendrore, ku punoi si mësuese dhe drejtore biblioteke. Përmbledhjen e parë poetike e botoi më 1979. Në vitin 1992, bashkë me bashkëshortin, u strehua në Kroaci, për të shpëtuar nga masakrat serbe. Vdiq papritmas, para kohe, në nëntor të vitit 2008. Ja përzgjedhja ime sot nga poezitë e saj:
 
 
KUSH I FTON ENDE TEZET E VARFRA NË DASMA
 
Kur flasim për ato para të tjerëve
themi të merakosur me zë të trishtë
“të shkretat teze”
E kujt i bie ndërmend për tezet e varfra
nëpër festat familjare
Kurse tezet e pasura i presim në aeroport
me makinat më të bukura, sikur të vinin nuse
E kush i fton në dasma tezet e varfra…
Që edhe në ardhshin ulen gjithë siklet
afër daljes, te dera ku i kap era
dhe ushqimi i ftohtë u shkon
 
Edhe kur zenë vend, në karriget e shtuara
për ata që mund të vinë me vonesë
Ato të shkretat gjysmën e bythës venë mbi karrige, me frikë
mos u thonë, shtyhu pak më tej, të ulet edhe ky
 
Të shkretat, tezet e varfra, vetëm nëpër varrime
janë të mirëpritura
sepse vishen gjithmonë me të zeza
si me qënë të gatshme, për çdo rast
dhe qajnë vërtet të mallëngjyera
të thuash se janë që janë, edhe veten qajnë.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s