NJË VJESHTË NË KOPSHTIN POETIK TË ERMIRA ÇELËS / Nga: Kolec P. Traboini

 
NJË VJESHTË NË KOPSHTIN POETIK TË ERMIRA ÇELËS 
 
Kush ka kopsht, ka fatin të ketë edhe bukuritë që bujarisht të fal natyra. Por ka edhe një kopsht tjetër njerëzor, ai që është brenda shpirtit të njeriut e ku stinët ndërrohen, gjethet bien, ka ngrica dhe dalin edhe lule. Nuk ka rëndësi në këtë rast se për cilin kopsht e ka fjalën autorja, sepse në të dy rastet kemi një domethënie, një ndjesi, një përjetim. Një kopsht mund të jetë në përfytyrimin poetik edhe shoqëria njerëzore. Jo me kot autorja ne meditimin e vet sheh rrotull trungje të nxirë që i ngjasin si burra të dehur që rrugën e kanë humbur. Apo kërkon për zogj të cilët “paskan fluturuar tutje në mërgim”. Dhe e mbyll poezinë e parë të librit me titull homonimik me poezinë, me vargjet “largohem nga kjo orë e vonuar, derën e kopshtit mbyll me kërcëllime, siç mbyllim një histori të harruar.” Që në poezinë e parë ndjejmë se kemi të bëjmë me një autore që e di çfarë është poezia dhe koncepti mbi atë. Sot poezinë e shkruajnë shumë. Dhe kjo shumice shpesh quajnë poezi edhe vargëzimet qe nuk kane asnjë element qe te konsiderohet e tille, por thjeshte radhisin vargje te rimuara qe me shume te velin se sa te ngjallin ndjesi kënaqësie si lexues. Por poezia bashkëkohore ka ardhur duke u vet përsosur. Mendimi, figuracioni, lakonizmi, lehtësia dhe lirizmi në të shprehur tashmë e dominojnë, por pa e përjashtuar poezinë e matur dhe të rimuar. Autorja e këtij libri që kemi në dorë shohim që ka preferuar më së shumti vargjet e lira. Kemi të bëjmë me poezi mendimi dhe ndjesish. Një prej poezive që të le mbresë të veçantë është ajo me titull “Muzikë”. Poezia shpreh drojën, ankthin, drithërimat që të jep dashuria. “Era e ftohtë dhe ca pika shiu në zemër më ndjellin frikë, tek vij tek ty m’ është bërë instinkt, takat trokasin si muzikë”. Përqasja e fenomeneve natyrore me ndjesitë njerëzore i gjejmë harmonike në poezitë e librit.
 
 
259909392_617805615978762_2092276052390058186_n
 
Ermira Çela
 
Në poezinë “Dimër” lexojmë: “Një dimër i egër / hyri mes nesh / një dimër / që s’ka të mbaruar/ ani se ti / si pranverë buzëqesh / dhe unë jam si vjeshtë e praruar.”
 
Janë 41 poezi në gjuhën shqipe të vëna përballë me përkthimet e tyre në anglisht nga vetë autorja. Ky është libri i parë i autores që pasionin për poezinë e ka të hershme që në bankat e shkollës në Elbasan. Por edhe koha e mësimdhënies në Londër e ka ndihmuar që të jetë në kontakt me poezinë më të mirë botërore. Tashmë me një libër në dorë, ajo padyshim ndjehet më e sigurtë për të ecur pa drojë në shtigjet poetike që vetes i ka hapur. Libri dy gjuhësh shqip e anglisht i Ermira Çelës është përgatitur e dizenjuar për botim nga Edicioni Pantheon Books.
 
3 mars 2022
 
 
Kolec Traboini 2012  Pantheon Studio
 
Nga: Kolec P. Traboini

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s