Poezi nga Oralda Lahe

 

36494477_1780284712058451_7188515930438107136_n

Poezi nga Oralda Lahe


***

Nëse nesër vendos
të lindësh ti
krijesë e re

Mos kujto se
do të buzëqeshin
njerëzit

Ata do të puthin, tallen
do të bëjnë
çdo gjë me ty

Mos lind nesër zgjidh
kohën e ardhjes
të ikjes nuk dihet

Nëse lind nesër uro
nënën dhe mallko veset
kjo është jeta biri apo bija ime..


***

Të lind dëshira
të lutesh
për përqafimin
e njerëzve të tu
Një frikë
Turbullim
Habi
Të lind dëshira
Të ndezësh qirinj
Të përulesh
Të ndalësh
Të kërkosh
Të falësh
Në mungesa
Në mendje të qeta
Si pak herë
Të lind dëshira
Të përqafosh
Njerëzit e tu të dashur
Si dikur me naivitetin e
një fëmijë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s