Poezi nga Haxhi Muhaxheri
RREZELINDA
Sa herê që lind dielli
atje diku në Dibër
çel një lule
me emrin Rrezelindë
Ajo lule e fildishtë
ushqen rrënjët
në dy dete
që prajshëm
përkunden në sytë e mi.
ZBRAZJE ARMËSH
Eja e dashur
eja o shpirti im
të zbrazim dhe një herë
të gjitha armët e fshehura
që të mos i zë ndryshku
Eja bre
eja se veç një zot e di
a do të kemi më kohë për dashni
Aresi prapë është çmendur
dhe mbi kokë mban helmetën.
PA SHËN VALENTININ
Në Ishullin Eta
bëhet dashuri kozmike
dhe kurrë nuk flitet
për Shën Valentinin
Atje Perëndeshave
përditë u jepen Lule Zemre
dhe çokollata me lajthi
Të dashuruarit atje
ushqehen më bioëmbelsira
mjaltë buzësh dhe reçel fiku
Atje njerëzit ngrohen
nga zjarr i dashurisë
përqafimet ledhatimet
Atje bre – atje edhe Perënditë
japin shpirt duke buzqeshur
dhe psherëtimat bëhen simfoni.