Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 
Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
KURORË KRISHTI…
(impresion)
 
Ndonjëherë dhemb pa shkak,
sikur hallet e botës
shpirti i strehon brenda.
 
Medimet e mija më shpojnë
si të kem mbi kokë
kurorën e Krishtit me gjemba.
 
Që të bindem zgjat gishtat e dorës
dhe në lumenj gjaku
më vishet zemra.
 
 
LIGJËRATA E SHIUT
 
Heshtem…
 
Sytë luajnë me ngjyrat
gërshet i bëjnë.
 
Llokoçitet dallga
si tufan i fjalëve
kur grindem.
 
Mërzia agun kris.
 
Loton qielli
E hëna e madhe
ajrin me lutje lyen.
 
Prilli më njom fytyrën.
 
Vështrim i njelmët kullon
nga lotë që shpirtit siten.
 
Erret grija
si ngjyrë misteri .
Oazin djegin.
 
Heshtem…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s