Poezi nga Vladimir Muça

 
Poezi nga Vladimir Muça
 
 
SËRISH BLERIM
 
U ngjesh bora mbi dheun e vluar
Nën hijen e shkarpët si një medalion,
Nën bisqet e zgjuar dy të dashuruar
Frymojnë trëndafilë, mbi botën që agon.
 
Prore i ndjek një rreze agimi
Si në krahë të një enigme,
Lëngjet shpërthejnë nëpër bisqe
Si duf i lodhur në udhëtime.
 
Në pllagmë dheu jeshilon vjollca
Me ngjyrë e zë si të Morfeut,
Ardhë në botë nga nëntoka
Si pjellë e dashur, e bukura e dheut.
 
Qetas blerojnë dhe dy buzë
Me lëngje shpirti, në stinën e vluar,
Gjithçka në pemë, si një nokturn
Vjen si një ëndërr e fluruar.
 
 
TRILL GJYSHËRISH
 
Një trill gjyshërish,
Në një kohë të përveçme,
Nuk e vërteton nevojën për fjalë.
E veçanta përcjell tjetër ndjesi
Në fundin e një shpirti lënë mënjanë.
 
Trilli,oh çfar ngrohtësie!
Me ndjesitë e njohura
Mes një dhimbjeje për vendin.
Trilli, çfarë shtërngimi!…
I njeriut të pa kujdesëshëm,
Harbuar me gjithëçka
Syrit të mendimit,
Mbi themele gjyshërish ndërtuar.
Thekur nga trilli për gjyshërit,
Për vitet e mija të harruara,
Mes kërkimit domethënës,
Rikthyer në qoshkun e zemrës time;
I përket atij syri të gjyshit,
E një bote të madhe në vegime;
Me mallëngjimin në pafundësi,
Kur i mbyllur në vetëvete,
Veç ëndërrimi më shndërron në njeri.
 
Kur në shtrojerë pushoj në qetësi,
Marr fuqinë e amëshuar
Nga një tjetër trill trashëgimi.
Ballë përballë trillit të gjyshërve,
Oh çfar përkëdhelje shpirti
 
 
TË PA AFTËT
 
Rreth jush
Dhe ajri është mbytës,
Dielli tretet si mesnatë;
Me pa aftësi, helm prodhoni,
Çdo gjë e shihni si diamantë.
Dhe kur gjykoni shpikje të reja,
Brenda vetes si askush,
Bota arkëmortin si të tjerët
E nxjerr mes dhimbjesh
Brenda jush.
 
Nga vëllimi”Mbi flatra vargjesh”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s