CIKËL ME POEZI NGA ARTUR VREKAJ

CIKËL ME POEZI NGA ARTUR VREKAJ

 

u2_arturvrekaj

        ARTUR VREKAJ (USA)

 

 

 

PËRLIND O DIELL

 

Dritën buro dhe shtegëto

nëpër qiej shpresërimi

të përlidhësh shpresën e Shqiptarit

që nuk jepet pa e bërë ëndrrën,

se është si zoti duruar

kur merr një rrugë që e mundon

fatpenguar shtigjeve të zëna

lakngritur kaherë në soj.

 

Dritëro dhe përtej bebes

në çdo shpirt të stërmunduar,

që nderet mbi lëndina të reja

ku lulërojnë lulet e egra

rreth gjurmëve këmbëzbathura,

që mbetën brezash në grunaja

si shenja trojesh vëndbanuara.

 

Se ku tjetër botës e kemi

nga një mal kult e shtëpi,

se s’na ngroh dherash të tjera

si atje në Shqipëri,

se dhe qeshja e shpërnguljes

dhëmb si plagë siç dhëmb dhe ti,

kur sheh rrugëkthimin bar buruar

se nuk frymet më njeri,

veç një zog që me vargcicërimën

të shkund qiellit kur të pyet ty:

O Diell pse kthen përsëri?

Gjurmëdritën syve na e ko si mërgimtar,

të na feksësh për të bukurën ardhmëri;

O zjarr që zotin na kujton

dhe fjalën atdhedashuri.

 

 

 

 

PËRZGJIM PREJ AKULLIT

 

Mbi liqenin faqengrirë

heshtjerrahurin prej erës,

me klithmërima shpesërie

dita gjall shenjat e jetës.

 

Mëngjesit përmes përshpirtjesh

tek një varkë ankoruar

qan mbi një shenjë buzëputhje

si vajzë dashurimërguar!

 

Frymëngrohur si bir i vetëm

që prej gjirit mbi syprinë,

mi rrëmben të parat fjalë

që i them zogut Robin.

 

Më ndjen që jam mërgimtar

nga e shpirtit valë përvalur,

me vargjeperlat Lasgushiane

e përzgjoj liqer e akullt.

 

FOLEJA E BRAKTISUR

 

Më mbeti si dëshmi e pikëllimit

ethezënë për vdekje pragdimrit

për tre fluturakë dhe mëmën

që me aq mundime i rriti.

Në qiell të hapur Hëna kërcuret

se bosh edhe nata friket

pa jetë, pa zëra,

shtratngrirë jashtë e brenda.

Bar e baltë trupëruar

mollë-herekes duken

sikur pyesin Diellmardhurin

që perëndon ngritur supesh.

Shpirti më çahet më dysh

dhe lotët kujen vargjesh në hon

gjer sa i bie të fikët

fundnëntorit që mort dot s’duron.

Fjalën time e bën shtizë

majëdrejtuar nga unë,

ëndrrës më zgjojnë zogjtë Robin-ë

që të mos fikem në gjumë.

Plagëruar si shtëpia ku linda

si në këtë jetë dhe tjetrën,

shtegtuar dhe vdekja hije s’të ka

as dheut botëvjetrës.

NJERËZISHT TË DUA!

 

Aq më duhet nga ty,

një vështrim i qeshur,

që të nisin vrapin neuronet e mia;

E shpirti të më shumëngjyret

lëndinave ku fill poezia…

 

S’të bëra dhuratë të diamantë,

as edhe një,

as të shtrenjtë, të florinjtë,

Se bashkë,

e shtrydhim trurin më shumë

për të nesërmen dhe shtëpinë…

 

A s’ishte surpriza më e bukur

një libër – buqetë poezish,

netëve Hënëpikuara për ty,

e dashur – thurur ?

 

Syve të tu,

Vallëzonte bebesh lumturia;

Mu derdhe e tëra si drita:

Ti apo dashuria?

 

Njeriu në mua,

botës rendur lumë,

heshtur flet më shumë.

 

Zemrën ma dëgjon:

rreh a vargëzon?

 

Me ty,

fatshtegtuar,

jetëgjurmëruar.

 

Njerëzisht të dua!

Edhe pa më pyetur,

mërgimit jam rrëfyer:

Si tokës ku linda

vargjeve dorëshkruar!

 

 

 

 

KUR TË QESH SHPIRTI

 

Imazhin tënd pirë, stërpirë

me syvështrimin e parë,

thesar e ruaj në retinë

për bukurinë që më la pa fjalë.

 

Rruga më ndih të vij tek ty,

ndërsa hija ime në dritë t’ Hënës

lodron pas fjalëndrojturave të para,

lutje dashurore të zemrës!

 

Në sa rrahjezemre vajzash

vetëm jotja, rrahjeëmbla,

trokoi tek unë dashurisht

gjer sa u bë ëndërrbëra!

 

Po ajo erë dashurie fryn si herëparën,

as lulet s’harroj të ti dhuroj,

i lumtur jam kur të qesh shpirti,

Tokë e qiell, me ty shtegtoj!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s