HIMNI I LIRISË

Flag_of_Albania.svg

 

 

   HIMNI I LIRISË

 

Këtë që po e bëj unë sot, është flamuri,

është liria, që do ta gëzojë populli im nesër”

 

Fazli Greiçevci

 

 

 

dib 10

       nga Dibran Fylli

 

 

 

Në vend të recensionit

 

 

Lirinë duhet kërkuar, e kërkuar, e kërkuar…, e kur të tjerët ta shkelin, ta marrin, ta përdhosin, atëherë duhet luftuar për ta fituar atë. Këtë logjikë poetike e hasim në shumë vargje e shkrime të poetit Fazli Greiçevci, i cili, sipas venerimit dhe analizës sime, që u bëra shkrimeve poetike letrare të Fazliut, dhe të atyre që u morën me krijimtarinë e tij, për fat të keq, që pesëdhjetë vjet (!) ende është një numër shumë i vogel sish, që lanë borxhin ndaj veprës atdhetare e patriotike, poetike e njerëzore të këtij tribuni, i cili, me sakrificë e gjak e jetë mbeti Simbol i Himnit të lirisë së ëndërruar,dhe i flamurit të kombit. Është ky Kodi poetik, që unë e vë në ballë të Kodit jetësor dhe veprimtarisë Greiçevciane. Madje, këtë Kod të tillë poetik, aty dhe atje, e ka mbarë bota.

Vargjet e Fazliut, shkrimet e të tjerëve për Fazliun, dhe përmbajtja e veprës së Riza Greicevcit “Poeti që u shkri në diell”, janë pjesa më e ndritshme e identitetit poetik, historik, i vetëflijimit, i kombit tonë, sado i vogël që konsiderohet në numër, e sa do i vogël qoftë në sipërfaqen gjeografike.

Përsonazhi kryesor në këtë vepër monografike është fytyra e qëndresës, Kodi i burrërisë, Kodi i sakrifcës për popullin, për lirinë e tij, Ai Kodi më dinjitoz, celulë e gjakut e nderit e jetës: Flamuri i kombit, një Kod, që secili poet prej nesh kërkon që t’ia tregojë botës.

(Ndjellakëqinjtë,dihet tashmë, këtu e shekuj më parë, të cilët edhe sot kërkojnë të forcojnë zërin para betejave në vend të huaj, me flamur të huaj e me kokë të huaj. Për fat të keq edhe sot mund të dëgjohet gjithandej një klithësh e tillë mortndjellëse, anashkaluese, e urrejtjes, e mërisë…Deri kur?!).

Kjo vepër e ardhur pikërisht në pesëdhjetëvjetorin e rënies heroike e mësuesit e poetit, atdhetarit e veprimtarit për çështje kombëtare, përmbledh në vete katër botimet e deritanishme të autorit për Heroin e Kosovës, Fazli Greiçevci: “Flamur nga Drenica” (1991), “Poeti që hyri në përmendore” (2004), “Fi-Fi Guri” (2007) dhe “ Shqipe ishim, shqipe jemi” ( 2011).

Fazliu, në momentet më të vështira të jetës së tij, thoshte:

Këtë që po e bëj sot unë, është flamuri, liria që do t’i gëzojë populli im nesër!”.

Ky ishte motivi dhe vendosshmëria e këtij tribuni, luftëtari, vizionari drenicar. Amaneti i gjakut të trimave që kishin rënë për liri, flamur e atdhe, amaneti i lahutes e hutes, amaneti i nënave me fëmijë të burgosur, jo, jo, për asnjë çik s’e lejuan për asnjë çmim të lëkundet nga ky qëndrim burrëror. Edhe pse e dinte se çmimi i krejt kësaj ishte jeta e tij, ai nuk lëvizi nga rruga e lirisë, nga Kodi i burrërisë, i moralit të lartë, trimërisë, besës së burrave drenicarë, dje dhe sot. Ai vetë deshi, dhe atë që deshi e bëri me guxim, me vetëdije të lartë: bëri që trupi i tij të mbështillet me flamurin kuqezi, dhe pas këtij vetëflijimi të mbetët jehona e mesazhit të mësuesit e peotit të ri:

S’dua vdekje tjetër, pos vdekjen time për flamurin kuqezi!”.

Mësuesi Fazli, ashtu, siç bënë shumë e shumë burra të djepit e të gjakut të Shqipes, ashtu siç e deshi vdekjen, ashtu edhe e bëri: Trupi i tij të bëhej Famur, dhe u bë, e mbeti tash e 50 vjet flamur, dhe do të mbetet gjithmonë flamur kuqezi, me shqiponjën dykrenore!

S’është lehtë të shkruash për ata që kanë bërë dhe kanë hyrë në historinë e popullit, s’është lehtë të përkujtosh njeriun, që tërë jetën ia kushtoi Kombit Atdheut, Flamurit Kombëtar. Të shkruash për Fazli Greiçevcin duhet një studim i mirëfilltë shkencor, historik, për veprimtarinë e tij. Besoj se një ditë do të zgjohen mendjefjeturit, të punojnë pa hile dhe figurës madhore të mësuesit Fazli, t’i japin vendin e merituar, karshi figurave të mëdha kombëtare.

Duke lexuar veprën “Poeti që u shkri në diell”, unë, pata rastin e parë në jetën time për të mësuar hollësisht dhe të vërtetën e veprimatrisë dhe të rënies së mësuesit Fazli. Po, po, unë, s’e fsheh, e pse ta fsheh, për herë të parë qëndrova sy me sy me mësuesin e poetin, me atdhetarin e patriotin e dëshmuar drenicar, u takova me kryepersonazhin e kësaj monografie me vlerë të pakontestueshme, si e vetmja pas pesëdhjetë vjet të rënies së simbolit të flamurit kombëtar, Fazli Greiçevci, Pa dyshim, kryepërsonazhi i kësaj vepre, qysh në takimin e parë të bën për vete. Të bën krenar dhe të lumtur që pate rastin e mirë me u takua me mësuesin e potin Fazli, pas pesëdhjetë vjetësh, sot, simbol flamuri, Hero i Kosovës, dhe emër që kurrë s’do të zbehet në historinë e popullit shqiptar. Thashë, bëhesh krenar, pa tjetër, sepse, duheshe të jesh i bindur se personalitetet madhore të historisë prore janë të gjallë, flasin e bisedojnë me ne, me Atdheun, me flamurin e kombit, bisedojnë me të madh e të vogël në vendlindjen e tyre.

Dhe, mirë është që ndodh kjo mrekulli. Për këtë figurë madhore meriton dhe duhet pa tjetër të shkruhet shumë më shumë, edhe pse institucionet e vendit ende hezitojnë, së paku të bëjnë një film dokumentar për Njeriun Komb e Flamur. Ai nuk u përkul kurrë, por çdo herë qëndroi krenar dhe i pathyer, ai mbajti gjallë shpirtin nacionalist edhe atëherë kur shqipfolësit, në bashkëpunim me pushuesit serbë, e ndiqnin hap pas hapi, por kjo nuk i bënte përshtypje Syshqiponjës, i cili veprimtarinë e tij poetike e atdhetare nuk e ndaloi deri në momentet e fundit të jetës se tij.

Ai s’e deshi luksin, sepse ishte rritur nëpër oda burrash, duke dëgjuar se si vdiset për atdhe. S’i donte: gënjeshtrën, pabesinë, tradhtinë, sepse, ishte rritur me legjendën e besës së burrit. S’e donte intrigën, sepse, ishte rritur me legjendën e lashtë shqiptare: Se vetëm e vërteta duhet thënë, qoftë edhe para thikës, para plumbit, para vdekjes, bile-bile, qoftë edhe kundër të gjithëve.

Të flitet për trimëritë e Heroit të Kosovës, po, po, zor e ke, lapsi nuk mund t’i përshkruajë. Po e theksoj vetëm një rast të një të burgosuri që kishte qëndruar në një qeli me Fazliun, dhe pas shumë keqtrajtimeve që i kishin bërë udbejcat, Fazliu kishte qëndruar i pathyer.

Ai në një bisedë me autorin e librit i kishte thënë:

Në qeli e njoha një burrë që nuk e dinte frikën, e pashë dhe e preka me dorën time një burrë që nuk e njihte vdekjen, e ai ishte Fazli Greiçevci”.

Sot, ky burrflamuri është kthyer në bronzin e lirisë, i mbështjellë me Falmurin kuqezi, që aq me shpirt e deshi dhe ia fali jetën, mësuesi e poeti, Fazli, sot i gjallë në horizontin e Atdheut , që mbulon tërë Shqipërinë etnike.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s