Cikël poetik nga Dibran Fylli

Cikël poetik nga  Dibran Fylli

 

 

dib 10

         Dibran Fylli

 

 

 

NË SHESHIN E LIRISË

 

… dje tinguj kitare e krisma armësh

sot ligjërues i përjetshëm

kuqezi

në palë të flamurit …

… në beteja

tinguj zjarri dëgjohen

telave të mprehtësisë së mendjes

udhëtim i pafund

qëndrojnë të pafjetur mendimeve

kotjen e hoqën nga sytë…

… prushin e këngës së pavdekshme

e ruajtën në bërthamën e shpirtit

Ata nuk të prekë vaji i nënave

as rënkimi i etërve

madhërisht

rininë e tyre e mbyllen në shtigjet e lirisë …

(Kjo poezi është shpërblyer me Çmimin letrar “Metafora 1” për poezinë e lauruar, në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik 2012)

…………………………………………………………………………………..

 

 

 

NDERIM PARA LEGJENDËS

zgjuar je Komandant

dëgjon çdo gjë që flitet mbi tokë

prijatar betejash

kërkimtar lirie

armik për armiqtë

idol

ikonë e i gjallë pavdekësie

simbol në kulla burrash

ligjërues i përjetësisë

shembull për njerëzimin

pse u bëre aq joshës për armiq?

sa pamje të bukur kishe

me pushkë kraharorit hero

me mjekër diellore kastriotësh

shami t’kuqe rreth kokës

kalorës i një mijë baladave

qielli

mendja

yjet

dielli

nderojnë madhërishëm

e shumëçka për botën

lidhet me ty o vëlla …

(Kjo poezi është shpërblyer me Çmimin “Shën Jeronimi Ilir”-Vendi i parë, në Takimet e “Dom Mikelit 2012” , në Stubëll)

 ……………………………………………………………………………

 

 

 

TË URA

unë e lulja

jemi pranepranë e s’flasim mesveti

fishkëllima dhe një zë

bërtasin e nuk dëgjohen

unë e lulja të rrethuar

me njëmijë tonelata hekurina të ndryshkura

po presim

lindjen, perëndimin e diellit

dhe dritën e hënës

në udhë të humbur

me lulen

shihemi përtej telave gjembor

thërrasim

s’na dëgjon kush,

për ta kaluar lumin e turbullt

do të na rrëmbejnë valët

në lumin e thellë

shpat më shpat

prekin turbullirat

ëndrra dhe e keqja

barten poshtë tij

unë e lulja

kemi mbetur jetimë

të URA…

presim

presim …

………………………………………………………………………

 

 

 

NJË SHESH, NJË PËRMENDORE

(Zahir Pajazitit)

Aty

me buzagaz burrëror

përherë me pamje djaloshare

qëndron vertikalisht

Aty

nën hijen e armës sate

pushojmë

gjejmë lirinë

Aty

kënga s’pushon

fëmijët të nderojnë

rreshtim e parade ushtarake

Aty

përherë të gjejmë zgjuar

me ballin diell

e gjoksin mal

Ti

largove vajin e nënave

rënkimin e etërve

lotin e morave

solle lirinë

Ti

deshe dhe u bëre shteg lirie

mbete me pamje djaloshare

buzëqeshjen ua ktheve fëmijëve

   (poezi e shpërblyer me Çmimin e parë, në Festivalin Nderkombetar te letersise i mbajtur ne Besiane, 22/8/2013, Ora e madhe letrare – “Cmimi i Diaspores”)

…………………………………………………………………………..

 

 

 

ATY KU ISHE TI

(Nënë Terezës)

…aty ishte

një jetë e shpëtuar

një sëmundje e shëruar

aty loti e mrrolat e fytyrave

shndërroheshin në buzëqeshje

…të pastrehët

Ty të kishin strehë

të varfrit magje buke

e bonjakët Nënë…

Aty ku ishe Ti

s’kishte urrejtje

e doje paqen

mbete shembull për njerëzimin

Aty ku ishe Ti

ishte Zoti…

…është gabim

e pa qelluar

mund të jetë gënjeshtër

apo fjalë koti

kush e thot

se nuk mund takohem

të flas

ta përshendes

madje edhe ta ledhatoj

shpirtin e saj engjullor…

 

 

 

HERE, WHERE YOU HAVE BEEN

    ( To mother Theresa )

…was there

one saved life

a cured desease

Just there

where

the tears on youless faces

use to transforme in smilings

for the houseless

you were

a roof

for the waifs

were bread

for the orphans

Mother…

Where you were

has no place for enmity

you loved the peace

and the humanity

loved and love

You.

Where you were

the God was …

…it is mistake

it is a wrong saying

maybe a lie

or a windy word

if someone

says

i could not meet

greet

pamper

even and kiss

her hand

– her angelic soul …

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s