TE PËRROI I QARRIT (tregim) / nga Dibran Fylli

 

a

TE  PËRROI I  QARRIT 

dib 8

Tregim nga Dibran  Fylli

-Shiko biro, atje poshtë në lugje, qenkan tubuar armiqtë kokë më kokë, por kot e kanë qebesa, foli Mësuesi i maleve duke u kollitur. Afër tij ishte çlirimtari i ri, i cili posa kishte mbushur të shtatëmbëdhjetat.

 -Xhaxhi, nëse të mundon kolli, eja të shkojmë te Përroi i Qarrit, pimë ujë të ftohtë akull, edhe unë jam i etur. Atje do ta t’i takojmë çlirimtarët dhe Komandantin Legjendar.

Mësuesi i maleve ia preku automatikun çlirimtarit të ri, dhe i tha:

-Djalosh, ke mjaft fishekë për automatik?

-Po, kam 32 copë! Me një fishek do t’i godas dy armiq… u përgjigj djaloshi që ishte ndarë nga bankat e shkollës, duke iu bashkuar radhëve të ushtrisë çlirimtare.

-O çuni, ta presim agun, se yjet që shkëputen nga qielli kaq shpesh, thuhet se…

-Po, po, e di. Ia mori fjalën nga goja.- Ne s’jemi dalë në këto male për të jetuar, por për ta mbrojtur atdheun nga rreziku. E, dikush duhet të flijohet për këto troje. Por, unë s’kam dëshirë të vdes pa e pa se me 32 fishekë kam goditur 64 armiq! Dhe, tek atëherë po të doni mua më shpallni si atë yllin që shkëputet nga qielli dhe bie në tokën e rimuar me gjakun që lëshon aromë lirie.

Rreth e rrotull po dëgjoheshin krisma e rafale. Plumbat po fluturonin mbi dheun e atdheut. Përtej tyre, në anën e majtë ishin shokët e pushkës. Ndërsa në anën e djathtë, shumë larg tyre po dëgjohen krismat e dy pushkëve të gjata, e herë-herë një rafal automatiku.

-Armiku po sulmon, shihe si janë drejtuar drejt nesh, Xhaxhi.

-Mos ke frikë, dalje tjetër nuk kanë, përveç kësaj lugështaje që do t’i bie drejt prites sonë. I fërkoi mustaqet dhe i pëshpëriti djaloshit në vesh. Heshtje… dielli posa kishte filluar të lind, rrezet e tij dukeshin mbi thepat e bjeshkës së Qyqevicës. Djaloshi kishte mbetur duke shikuar rrudhat e plakut mustaqegjatë. Ai, aty po vërente tri shkronja.

-Ah, sa bukur po shkruan këtu… sikur foli me vete djaloshi çlirimtar.

-Ku janë, ku mbetën? Përsëriti Mësuesi i maleve dhe mori dylbitë e po shikonte se si forcat armike po ngjiteshin me zhurmë e zjarr drejt udhës që shtrihej si gjarpër nëpër lugështajën e Qyqevicës.

-Djalosh, ç’u bë me diellin?

-Eh dielli! Sot të gjitha pjesët e tij kanë hyrë në trupin tonë, s’ka frikë ky vend jo, o plismali. Do të shkrihemi sot, o do të fitojmë.

Plismali mori një në thumb, dhe, taaak, ra një, prapë edhe një taaak, ra edhe një.

-Djalosh, radhën e ke ti, mos harro, një plumb, dy armiq. Djaloshi shënjestëroi kolonën që po afrohej afër lugështajës. Ndau dy koka dhe baaam, ranë dy, pastaj edhe një baaam, ranë edhe dy.

-Ndërroje vendpozicionin djalosh, asnjë plumb të mos shkojë huq.

-Xhaxhi, armiku po zmbrapset, a t’ua rrokullisim ca gurë të mëdhenj e t’i frikësojmë për vdekje?

-Zbraze një rafal që t’u tregojmë shokëve se ne jemi në këtë anë. Dhe Mësuesi i maleve lëshoi zërin e tij burrëror:

-Ooo, prite Plismalin moreee, o heeej! Nga ana e djathtë u përsërit jehona. Krismat çlirimtare s’u ndaluan se s’u ndaluan.

-Lufta po na ecën mbarë o xhaxhi!

-Kjo ka qenë e shkruar në djepa e në vajin e fëmijëve, ishte kështu e shkruar në shuplakën e dorës së rrudhosur të babagjyshit qindvjeçar…

Por, krismat çlirimtare s’u ndaluan derisa rrezet e diellit e mundën errësirën që mbulonte tokën mbi dhe e mbi atdhe…

Prishtinë, dhjetor 2013

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s