Impresionim / nga Nexhi Baushi

 

1779042_10202512539965919_5668848580801155238_n

 

PENGU

 

Impresionim 

 
Më 14 shkurt të vitit 2013 “Diten e te dashuruarve” nisa të shkruaj një prozë e cila nuk ishte e para si shkrim por e para që u botua.Kjo novelë u shkrua mbi bazën e një rrëfimi që më besoi një mik për një pjesë jete kur ai ishte student, ku u njoh dhe u dashurua me shpirt me vajzën e zemrës së tij, por që për fat jo të mirë përfundoi në një dramë jetësore të cilën ai e përjetojëgjatë jetës. Këtë pjesë jete ma besoje mua, sepse ai akoma vuan ndarjen dhe gjendjen e rëndë të së dashurës së tij, akoma vuan dhe ndihet fajtor për gjithcka ndodhi në dashurinë e tyre që shkatërrojë këtë ndjenjë kaq të fortë midis dy të rinjve ndaj dhe kishte dëshirë që kjo ngjarje të mbetej e shkruar. Duke marrë shkas nga kjo histori e cila me preku i propozova që në se më lejonte ta shkruaja e ta ktheja në një shkrim letrar i cili do të merrte formën e një novele. Ai pranojë me kënaqësi dhe unë me entuziasmin tim si të një adoleshenteje mora guximin dhe ju futa seriozisht punës për ta përjetuar.

 

 

 

Nexhi Baushi 4

 

    Nexhi Baushi

 

 

Nuk e mendoja që do më merrte kaq shumë kohë, sepse lashë pas dore një tjetër projekt të rëndësishëm siç është jetshkrimi i familjes time brezave. U deshën një vit, pesë muaj e dy ditë që kjo histori e dhembshur të kthehej në një libër dhe me datën 26 Korrik 2014 kjo novelë pa dritën e saj duke dalë nga botimi.Jam shume e lumtur sepse arrita të krijoj një vepër letrare. Mendoj se ja kam arritur qëllimit duke e ngritur në art një histori jete si shumë të tjera.Jam përpjekur që këtë ngjarje të cilën e përjetova vërtetë si të më kishte ndodhur mua ta përshkruaj dhe t’i qëndrojë besnik rrëfimit duke e zgjeruar dhe duke i dhënë frymën artistike,të përdorë një gjuhë letrare korrekte, të pastër të thjeshtë e të kuptueshme. Në këtë novelë kam lënë dicka edhe nga shpirti dhe zemra ime. I uroj vetes që lexuesi të mbetet i kenaqur. Kjo për mua do te jetë një sedisfaksioni, dhe nxitje për shkrime të tjera në të ardhmen. E gjithë kjo ndërmarje u kurorëzua me sukses falë kursimeve të mia vjetore të cilat do të më shërbenin për një udhëtim turistik jashtë vendit. Jam e lumtur qe mu ndodhen dhe i përdora për redaktimin dhe botimin e këtij libri.

 

@nexhi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s