Një histori pilurjote… / Nga Timo Mërkuri

 

timo

 

Tregim nga  Timo Mërkuri

 

 

 

 

 Një histori pilurjote…

 

Askush në fshat nuk e mori vesh si erdhi e nga erdhi ai njeri.

Se fshati ynë është një fshat malor, ku dimri përton të ikij dhe pranvera mezi vjen, për të ikur përsëri me vrap, e ndjekur nga dimri. Dy stinë njeh fshati ynë, pranverën, nja dy-tri muaj dhe kusuri është dimër. Ndajë, nëpër shekuj e mote skishte fare të ardhur në fshat. Vizitorë kishte me shumicë, sidomos në kohën e vjeljes së rrushit, por dhe këta vizitorë qenë nipër e stërnipër, mbesa e stërmbesa   të fshatarëve të shpërngulur nëpër mote.

Prandajë u habitën fshatarët me këtë jabanxhi të porsa ardhur.

Fshatarëve u erdhi keq për të, si një njeri pa jatak e katandi, ndajë i dhanë dorën. Por ata u bënë kureshtar me të, kur ai u prezantua si një njeri i ditur, që kishte shkruar mbi 15 libra (por nga hallet që e kishin zënë kish botuar vetëm tri), që kish shkruar mbi 875 shkrime e faqe nëpër gazetat e dynjasë, e që kish marë për to gjithëato dekorata e lëvdime, mbi të cilat shquhej ajo e kryepleqësisë të fshatit Shelegar, e stolisur anash me varak të bardhë e me një patok të zografisur në mes të saj.

Ai vazhdoi të flaës për veten e tij dhe nga të folurit e shumtë fshatarët filluan të dyshonin se ky delenxhi, do ishtë ndonjë zullumqar, i ndjekur nga fshati i tij për ndonjë zullum.

E dëgjuan me vëmëndje kur nisi të thoshte se ai…medemek…. kish lëçitur gjithë librat e dynjasë, e kishte “kallur” brenda vetes diturinë e tyre, dhe bëhej gati që me atë dituri të përmbyste botën. Tëpkë si në kohën e Noes, zoti i madh, që i paçim uratën.

Por për këtë nuk u trëmbën shumë fshatarët sepse, dihet që Piluri është fshat në majë të malit dhe që të mbrinte deri aty përmbytja, do ishin mbytur e shuar gjithë dynjaja. E po ndërkohë, ata, fshatarët pra, o do hipnin në nmajë të gorricave, o do ndërtonin varka e do lundronin nëpër këtë det përmbytësh dijesh.

Por një zgjidhje i duhej dhënë të porsaardhurit, o ta ndiqnin nga kish ardhur, o ta mbanin e ta ngarkonin me punën më të keqe, me atë punë që sdonte ta bënte asnjë në fshat. Po cila qe kjo punë xhanëm, ky qe marifeti. Ishin duke e ndjekur fare, se u lodhën duke menduar për të dhe humbën kohën e çmuar të lojës së dominosë, kur Simos i ra ndërmënd dhe u tha fshatarëve që, ta caktonin të porsaardhurin …kryetar të mbajtjes së defterëve të fshatit.

Dihet botërisht që, pilurjotët mund të ulen në klub e të lozin letra tërë ditën, me apo pa para, të ulen në për ziafete e të mbarojnë së ngrëni një kope të tërë, e së piri gjithë vreshtin. Por për të shkruar ama, vuru pushkën në lulke të ballit e një kartë nuk e shkruanin…

Po ja që fshati mblidhej shpesh për të qarë hallet, për të matur tokat, për të numëruar fiqtë e goricat, për debatet me Himarën e me Kuçin, për…

Për shumë gjëra mblidhej fshati, por për të shkruar, asnjë sdonte të shkruante. E kam llafin, të shkruante për llogari të fshatit, se për llogarinë e tij çdo pilurjot shkruante si ja donte mideja dhe mbushte rafte në shtëpi me fletore këngësh e bëmash.

Kështu ndodhi që fshati vendosi ti japë një …titull … kryetar… këtij jabaxhiu, që akoma s’ja dinte as emrin.

Dhe ai nuk përtoi ta bëntë punën. Shkruante fletëthirjet për në mbledhje, procesverbalet e mbledhjeve, pajtimet e gjaqeve, darovat,   ftesat për në dasma e fejesa Djemve të rinj u shkruante letra dashurie për vajzat dhe vajzave u shkruante për djemtë, përgjigjet për letrat e tyre. Në fakt, asnjë nuk e dinte, që të tëra   letrat e defterët   i shkruante në dy kopje, një nga të cilat e mbante për vehte. Dhe , ashtu si shkarazi, u përmëndtte citate nga letrat, sidomos vajzave dhe djemve të rinj, që skuqeshin nga ndrojtja.

Sdihej si do kishte vajtur puna, sikur sebepi I një sheri   të mos vinte po nga Simua.

Simua bëri një festë familjare, por nuk e ftoi jabaxhiun. A s’deshi a haroi nuk u muar vesh. Po ja që të dielën në mëngjez, te rrapi i fshatit, ku Simua qeshte e bënte hoka dhe si zakonisht lozte dominonë e tij të famëshme me priftin, na afrohet serbes serbes edhe miku jabanxhi. A kishte pirë ky miku ndonjë shishe raki dëllinjë, a i dukej vetia si një gjeneral, që kishte kalëruar, drejtuar e fituar beteja në Vaterlo e më tejë, për gati 12 vjet, që kishte bërë 6 parada fitoresh, që nga Shelegari e deri në Vrion e Metoq, apo si, kjo su muar vesh. Por u dëgjua qartë e shkoqur fjala e tij, kur ju drejtua Simos:

-Dëgjomë këtu, o i tërëditur, alegro dhe élan! Unë jam kryetari i mbajtjes së defterëve të fshatit. Domethënë, më i pari i fshatit. Kësisoj dhe në shtëpinë tënde më takonte vendi i nderit në atë drekë! Po ti më harove mua! Të më shohësh se çdo të të bëj!

Simua hapi sytë se spo u besonte veshëve. Ky spurdhjak i bërtitka kështu !

Prifti, që e nuhati kthesën që do mirte puna, i doli përpëra Simos, që u ngre vrik në këmbë.

-Dale prift, dale….i tha Simua i zënë ngushte nga ndërhyrja e tij. Ulu pak, ulu. Dhe pasi u ulën përsëri prifti dhe të tjerët, ju drejtua jabaxhiut…

-Dëgjo këtu ti, i vetëmtiiditur, po dëgjomë mirë e po s’më kuptove, pyet të tjerët, se nuk do flas dy herë. Të vumë kryetar të mbajtjes së defterëve, për gomarodhula e jo për mënd. E di ti çdo të thotë “gomarodhula”? Do të thotë …punë gomari. Pra të kemi vënë aty si…gomar, e jo si kumandar. Dhe si gomar që të vumë, duhet të dish se : gomarin e   marin në dasëm për tu prurë ujë dhe jo për ta bërë dhëndër apo për ta vënë dollibash. More vesh, more …gomar. Tani, pirdhu nga fshati ynë, se do ta ndreqim vënçe samarin…

Dhe duke ju drejtuar priftit, vazhdoi….Hajde tani uratë, hidhe zarin e luaj dominonë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s