Shtëpia Botuese “Toena” publikon romanin : “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” të autores Mira Meksi
Të dhëna teknike:
Autore: Mira Meksi
Titulli: Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë
Lloji: Roman
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-99943-1-996-1
Formati: 14×20.5 cm
Faqe: 392
Çmimi: 1000 lekë (kopertinë e butë)
1500 lekë (kopertinë speciale)
Një roman i padytshëm
Shtëpia botuese Toena hodhi në treg “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” i shkrimtares Mira Meksi – një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Është një roman i patëdytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në Letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimësisë. Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote. Dhe nëpërmjet po të njëjtës alkimi dhe magji çliruese, bota ilire e shekullit III para Krishtit, depërton thellë në qenien, jetën, botën, shqisën dhe frymëmarrjen tonë prej lexuesi.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit






























Leave a Reply