Shtëpia Botuese ” ADA” publikon baladat dhe ndodhitë arvanite ” Çifutja Arvanite” ” të autorit Koço Qorri dhe parathënie nga Agron Shele.

11988780_10206650782460931_4849266439117765348_n

 

Shtëpia Botuese ” ADA”  publikon  baladat dhe ndodhitë arvanite   ” Çifutja Arvanite” ”  të autorit  Koço Qorri  dhe  parathënie nga Agron Shele.

 

 

Autor – Koço Qorrri

Balada dhe ndodhi   arvanite   – ” Çifutja Arvanite”

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

©Të gjitha të drejtat i përkasin autorit

Formati: 14×20

Tirazhi: 300 kopje

ISBN: 978-9928-204-25-7

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Shtëpia Botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

http://www.botimetada.com

 

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, nëntor 2015

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”

 

 

 

PARATHЁNIE

 

« Nё se do ta bёsh inteligjent njё njeri lexoi legjenda dhe histori.Pёr ta bёrё mё shumё inteligjent e mё tё ditur lexoi akoma mё shumё tё tilla. »

E citova kёtё thёnje të lexuar diku pёr tё bёrё me dije qё nё krye tё herёs, se shtysa dhe burimi pёr ti shkruar kёto ndodhi, mё erdhi nga krijimtaria popullore arvanite qё ёshtё lёvruar nga popullsia qё ka jetuar ne Greqi. Jam plotёsisht i sinqerte tё them se qё nё shfletimin e parё pёrshtypja ka qёnё e thellё, e veshur me shumё emocion, ndaj dhe nё formё sublime dhe tё shenjtёruar mё dhuroi kurajo dhe dёshirё pёr ti plotёsuar ato nё mёnyrёn time.

Nё fakt i thashё ashtu siç mendimi erdhi.

Kjo fjali i vjen për shtat kёsaj prodhimtarie qё nё llojin e saj s’ka asgjё të pёbashkёt me ato qё mё sё shumti praktikohen sot si forma letrare dhe qё u shkruhen njerёzve, bashkё me ndjenjёn fisnike tё padurisë për gjykim. Kjo gjini vёrtet ёshtё pak ndryshe nga të tjerat, tё paktёn tani nё kohёn tonё, kur ky lloj shkrimi letrar, le tё themi, ёshtё “braktisur”.

Pёr tё justifikuar kёtё mё mjafton njё arёsye.

Si nё peshёn e ndjesisё qё tё jep njё pamje natyrore, nje rrjedhё pёroi qё gurgullon, tek sundohet nga shpate malore qё i qëndrojnë thike mbi krye, ku gjelberimi e grija rinё bashkё nё harmoni me fёshfёrimёn e flladit dhe tmerrin e furtunёs e ashtu ёshtё vёshtirё tё devijosh pa u bёrё rob i saj, kёshtu dhe kjo formё rёfimi lindi nga mrekullia e gjenisё popullore arvanite.

Me ndikimin e saj te heshtur dhe gjithё brendi, nё kufijte e thjeshtësisë hyjnore, (nuk e di pse mu kujtua tani shprehja se, gjithё mrekullitё nё kёtё botё janё tё thjeshta), mё tërhoqi bindshёm nё linjёn e saj dhe unё s’munda tё bёja ndryshe. I krijova ndodhitё nё formёn e legjendave duke menduar, (dhe tani që po flas me i shkëputur nga ndikimi i tyre i fillimit), se vёrtet kёshtu ato flenё mё mirё, tamam nё shtratin e tyre, njёlloj si frymon dhe jeton cdo specie e florёs apo faunes nё gjirin e natyrёs.

Këtu bёj dhe një lidhje në vazhdim të arsyetimit, mos vallë edhe kryeveprat më të herëshme letrare te njerëzimit, kanë qenë direkt nën ndikimin dehes të bukurisë burimore popullore e ndoshta si pasojë e kësaj kanë ruajtur vijën rrëfimtare të origjinës?

Gjuha dhe bashkë me të mitet dhe legjendat janë të parat që konturojnë dhe themelojnë kulturën e një etnie. Mbijetesa, lёvrimi dhe pasurimi i mëtejshëm bёhet vetёm mbi keto shina.

Krijimi i botёs ёshtё njё mrekulli dhe kultura popullore ёshtё po nё linjёn e saj.

Ky nё fakt ёshtё mendimi im dhe kёshtu i thёnё ёshtё veç subjektiv por gjithёsesi stoik nё ndjenjёn e sinqeritetit edhe pse “ nё konflikt interesi” pёr tё gjykuar te vёrtetёn.

Kёtu unё mendoj tё ndal, duke menduar qё ju thashё se cilat ishin arsyet qё mё shtynё pёr tё krijuar kёto vargje. Tashmё kёngёt janё aty dhe vlerёsimi pёrfundimtar mbetet pёr tyi i dashur lexues. Pas kёsaj mua s’mё tepron gjё tjetёr, veç te pres fjalёn tёnde nёn ndjenjёn e respektit tё thellё.

Lexim tё kёndshёm.

 

koco qorri

Autori: Koço Qorri

 

 

 

Me gjuhën e baladave

 

Nga Agron Shele

 

Baladat dhe ndodhitë arvanitase të sjellura nga autori Koço Qorri, duket sikur kapërcejnë shtjellat mistike të kohëve harresë dhe ashtu të vagëlluara, zbresin nga thellësia por dhe fshehtësia e miteve e legjendave të shkuara, për të ndriçuar atë pjesë historie të këtij populli të endur fateve dhe brigjeve të Jonit. Kujtesa historike sado që të trashëgohet brez pas brezi është e destinuar të shuhet, prandaj gjuha e evidentimit, e shkrimit dhe e ruajtjes në fonetekën e kulturës kombëtare, mundëson, por dhe përjetëson atë të shkuar, por dhe të sotme të popullit arvanitas. Që në fillim autori citon se; për shkrimin e këtij libri është mbështetur fort tek gojëdhënat dhe këngët e tyre të vjetra, pikënisje kjo për një qëmtim, përzgjedhje dhe më pas paraqitje tablosh të dhimbshme, si vetë kohezioni dhe përjetimi i moralit shoqëror të kohës. Ndërthurja e lirikës me tragjiken, e besës së dhënë deri në vetëmohim ( vetë djegia, përdorimi i helmit të zi, ngulja e një thiken, etj ) janë tipike të një tradite të kultivuar që nga lashtësia, dhe kur këto ringrihen në art, atëherë përmasat dhe hapësirat e kësaj panorame kapërcejnë të tjera limite kohore dhe kufij promemorialë njerëzorë.Vlen të theksohet se përbrenda gjithë kësaj prurjeje dramatike ka një mesazh të qartë, një ide shtjelluese, një bosht të mirëpërcaktuar, i cili kërkon të risjellë por dhe të rrëfejë me fanatizëm atë të shkuar gati homerike të një etnie, i cili diti të mbijetonte vetëm falë dokeve, sjelljeve dhe përcjelljes të kujtesës nga njëri brez tek tjetri. Janë të shumta baladat që bashkojnë të shkuërën me trëditën e kohës, si: ( ZAHO) trimi pas 12-vjetësh kthehet në viset e tij dhe merr nusen e premtuar, (NDODHIA E MAROS DHE GJINOS), njëlloj si Romeo e Zhulieta, që se përballojnë dot vdekjen e dashurisë dhe Marua pi helmin e zi, ( ENGJЁLLINA *) e cila nuk pranon të martohet me arapin e zi dhe djeg veten në zjarr, ( DINA – perri), e cila verbon djalin nga bukuria, duke i nxjerrë sytë dhe prerë më pas këmbë e duar), ( MARO) që ther veten me thikë dhe së fundi (ÇIFUTJA ARVANITE), e cila i ka vendosur titullin dhe gjithë librit. Në planin psikologjik ky libër sjell modelin e një jete të kufizuar, si vetë koha dhe jeta kur janë zhvilluar vetë ngarjet dhe ndodhitë, por në planin letrar dhe historik deshifrojnë pa reshtur atë model shoëëror që me fanatizëm trasmetohej si produkt i një trashëgimie të lidhur fort me karakterin, moralin dhe ruajtjen e vazhdimësisë.

Autori Koço Qorri e sjell këtë vepër letrare jo vetëm për të hedhur dritë mbi legjendat arvanitase, por dhe për të bërë unifikimin e patjetërsueshëm të një kulture të tërë shqiptare, e cila pavarësisht zanafillave, zhvillimeve apo hapësirave ku ka ndodhur, përshfaq dhe argumenton rezonancën e kultivimit të një tradite të tërë, të ndërdlidhur dhe unike për nga lloji i veçantë dhe tipizimi që kemi si popull.

Ky libër i duhet fonetekës kombëtare përpos dhe shumë faktorëve të tjerë; toponistikës që sjell, ndërlidhjes që i bën kultivimit etik në shekuj, si dhe dritësisë që hedh, për atë pjesë kohore të ndodhur në mjedisin jetësor të një popullsie të tërë, sikurse është historia gati biblike e arvanitasve në Greqi.

 

 

AgronShele 2

 

Nga : Agron Shele

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s