TY, POET / Poezi nga Hana XHIHANI

 
Poezi nga Hana XHIHANI
 
 
TY, POET
 
U bëra mik me ty, poet,
Të mbaj fare pranë,
Vargun përqafoj, zëmra me të flet,
Me ty ndaj dhimjen kur shpirti qanë!
 
Si zogu harruar kur gjëndem në fole,
Ty, miku im, poet, të thërras,
Natën ta shuaj nën yje pa re,
Princeshë të ndjehem një çast!
 
Ti, miku im, poet,
Më ftove në baçen tënde,
Të shoh se si mbi vargun tënd dert
Petali i çdo luleje plot ëndje.
 
Dëshiroj të flas me ty, poet,
Të dëgjoj fjalët plot talent,
Burimin e pashtershëm mbi flet’,
Ujvarë ta gdhend mbi monument!
 
Ëndrra kuroj me butësinë e fjalëve,
Harresën e ushqej me qetësinë e strofës,
Mërzitjen e lëshoj përtej valëve,
Nga ty, poet i gjuhës sime, nga ty, poet i botës!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s