POEZI NGA ARDIAN HAZIRI

14141629_1117636104990060_3117559426510949968_n

POEZI NGA ARDIAN HAZIRI

 

E FTOHTA GJURMË

Befas m’u kujtua një ditë si kjo e sotit

Borë po binte dhe mbulonte çdo gjë

Bardhësia erdhi me ndërrimin e motit

Melodi nuk kishte, bilbili s’nxirrte zë

U zbukurua vendi nga ngjyrë pastërtie

Heshtja mbretëronte, s’kish asnjë zhurmë

Mbi të ftohtë po ecja me hapa sigurie

Kur ktheva kokën, kisha lënë ca gjurmë

Vërdallë të sillem, mendja më thotë

Me gjurmë hapash që u bënë si varg

Aspak s’më pengonte koha e ftohtë

Gjurma e fundit afër, e para sa larg.

 

 HESHTJE

Heshtje…

S’dëgjoj asgjë

Asnjë zë

Dëgjoj edhe më

Por përsëri

Asnjë zë

Heshtje…

Pyes veten

Me kurreshtje

Përse e gjithë

Kjo heshtje

Heshtje…

Gjithandej

Vazhdoj t’dëgjoj

Edhe më tej.

 

KOHA S’KA KOHË

Koha s’ka kohë të flas,
asnjë fjalë ajo se thotë,
edhe pse eci me të,
prapë ajo nuk nxjerrë zë.

Me kohën duhet të ecësh,
për çdo ditë, e për çdo mot,
prapa saj të mos mbetesh,
mos ta kalosh kot.

Koha mundësi na ofron,
por ato ikin shpejtë,
lum ai që i shfrytëzon,
shumë i lumtur do të jetë.

 

DET

Det,
ti pasqyrë gjigante,
sa i bukur,
me pamje brilante.

Mëngjes,
sa shumë freski,

mesditë,
plotë ngrohtësi.

Mbrëmje,
sa qetësi.

Det,
je mrekulli,
valët e tua,
madhështi.

 

FJALA

Eh, ç’të them unë
E gjitha u tha
Me një vrull idiotizmash
Po po pranohet
Çdo gjë që thua
Mjafton ta ket’ kollaren
Ai që flet
Medet, medet…

 

ZËRI I HESHTUR

Si një violinë pa tela
Nga pluhuri e mbuluar
E braktisur…
Ashtu ndihem
Zë nuk mund t’lëshoj
Shumë kam për t’thënë
Asgjë nuk flas
Heshtja më kaploi
Troç janë bërë të pa thënat
Asgjë, asgjë
Ama një ditë violina
Do t’nxjerr zë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s