Poezi nga Sharl Bodler

 baudelaire

Poezi nga Sharl Bodler
 
 
MUZA E SËMURË
 
Medet, muza ime e shkretë! Ky mëngjes po të mundon?
Në sytë e tu si shpella imazhet e natës janë ngjeshur,
Ndjeisa në mishin tënd shoh se si radhë-radhë Pasqyron’
Marrosjen dhe tmerrin, ashtu të akullt e të heshtur’
 
Mos vallë shejtani ngjyrë purpur dhe skllavi fyrtyë pajetë,
Për ty, urnat i kanë ngjyer me frikë dhe dashuri?
Ankthi, si nië grusht despotik, i rëndë dhe i drejtpërdrejtë,
Mos të ka degdisur thellësive të nië gjoli të zi?
 
Sa do doja që trupi yt i shëndetshëm e në kundërmim,
Veç mendime të mëdha të mirëpriste pa frikë,
Ndërsa gjaku kristian të kullonte plot shkulme ritmik,
Si tingulli i rimave të moçme, gjithë harmoni e kumbim,
Në at’ kohë kur mbretëronin të këngës baballarë,
Një nga një, Febi dhe i madhi Pan*, fisnikët shpëtimtarë.
 
 
PENDIMI PAS VDEKJES
 
Kur t’i mbyllësh sytë, bukuroshe shikimngrysur,
Në fund të përmendores prej mermeri të zi
Dhe kur të keshë për shtëpi e për katandi
Veç një qilar të lagshtë dhe një gropë të krimbur.
Kur rrasa që ta shtyp kraharorin e tmerruar
Dhe ijet e zhdërvjellta plot sharm n’pakujdesi
Të t’pengojë zemrën t’ndjellë epshet n’trup e ngji
Dhe këmbët të vrapojnë n’eventurë t’përvluar;
Gjatë atyre netëve t’pagjumë e për vaj
Varri që i vetmi e di ëndrrën time të paskaj
(Sepse varri gjithmonë e kupton poetin)
Do të t’thotë: “Pse, kurtizane e papërsosur,
S’e shijove at që qahet në jetën e pasosur?
-Dhe krimbi si ndërgjegjja do të ta brejë trupin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s