Poezi nga Zamira Agalliu

zamira-agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Thëngjijtë e mallit

Shkëndijave të flakës përplas fjalët e mia.
Fjalë të hirta i fryjnë thëngjijve të mallit që brenda meje rrinë ndezur.
Thëngjij që rrëmbejnë njëri_tjetrin dhe ndezin ajrin e ndjenjës sime të lagur si algë
Lot të akullt ..
Zemra digjet si llavë duke vërshuar drejt teje ashtu si lumenjtë vërshojnë drejt deteve dhe zhyten pa kthim.
Lundrim drejt çasteve të lumturisë.
Dashuria mbytet në thellësirat e vetmisë duke tërhequr buzëqeshjen time drejt fundit.
Tani një fjalë më mjafton,
“Të Dua ”
Të përmbyt dëshpërimin tim
Pastaj Ti tretesh brenda shpirtit tim si një tretësirë e ngopur epshesh.

 

Në ëndrrën reale

Lodhje dëshirash
Ndarje fjalësh
Zvenitje e brendisë
Vijë e tërheqjes
Harresë pêr atë ..
Që i pëshpërit detit
Simfoni e pandarë
Fundi i bukurisë
Pushon së ekzistuari
Kur dashuria shtyn
Në ëndrrën reale
Mbi lëkurën e detit
Nostargji e një zemre
Drama e ligjeve të jetës
“Më do?”
“S’më do ”
Lexon apostrofa
Si gjethe të rëna të ngurrimeve
Tona!
Brenda realiteti
I rinovuar në menyrë të vazhdueshme
Kishte diçka të mirë dhe konkrete
Rrëfenjë pa ndrojtje
Nuancë origjinale që ka nevojë
Për krenari të pasur, të dukshme
Vështrimi përmbyset
Nga shtangia e ngurtë e buzëve
Indiferencë e ngurtësisë së kohës
Maskat vallëzojnë në heshtje të larmishme
Engjëjt ngjajnë me ata që përjetësojnë pasionin.
Shkëlqimi i tyre më burgos brenda syve të tu i dashur.
Premtimi i virgjër i gjen fjalët dhe hyjnë pa zhurëm në jetën tonë
Ziliqarët le të tërbohen nga shkëlqimi i trupave tanë.
Krenaria më përmbyt deri në zhdukje
Përulur në forcën time që më kërkon fitimtare.
Sot ngopem me frymë dashurie
Ka ende lëvizje duarsh në këtë tryezë
Vështrime të ngulura të kthjellta
Pikëllim që i jep pasionit
Formën e tij të shdritshme.

 

***

Sot gjuhet e flakës u lumturuan
Vatrës së shpirtrave tanë
Ata veç zotat mallkuan
Për fatet që i ndanë .

Sot lumturia nuk kishte kuptim
Nën magjinë e verës së bekuar
Ai dhe unë mbytur përgjërim
Mes puthjesh dëshpëruar.

Unë iki larg lumturisë që dua
E puthjet e mia i lë breng
Më beko i dashur mua
Lendimi na ka marr peng .

Jeto i dashur për mua dhe veten
Këtë jetë mizore dy herë s’do jetosh
Nëse një ditë këto ëndrra do treten
Fatet dhe zotat të mos i gjykosh.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s