Cikël poetik nga Agim Desku

Agim Desku

Cikël poetik nga Agim Desku

 

VARG I PATHËNË

Nuk e kam thënë ende asnjë fjalë
Kur duhet thënë sot o kurrë
Nesër mos më është kohë e vonë
Të shpetoj nga jeta e ferrit.

Në asnjërën kohë nuk e shkruaj më vargun
Pa Diellin e lirë dhe gjuhën e yjeve.

Nëse një ditë më ngroh Dielli ose fjala
Do të shkruaj vargun e trëndafilave të lirisë.

Nëse bie shi pa lotin e kopshtit të Edenit
E them fjalën që më fali jetë.

Sa herë e shndërrova kohën e luftës
Në kohë paqeje dhe fala lutje shpirti
Të mos më prangoset kurrë vargu i jetës
Vdekjen ia ndërrova fjalës me vdekjen time.

 

POEZI, Ç῾MË MORI MALLI

Ç῾më mori malli të bëhem këngë vargu
Të rri pranë dritës së Diellit kur nuk ka stuhi
Me yjet të jem sa herë zbresin të lirë
Pikturë do bëhësha vetëm të via tek ti.

Në mendje e kisha të të shkruaj letër
A të këndoja këngën e mërgimtarëve
Sa herë me lot lahesha si detit pafund
Ah,ç῾më mori malli,sikur bota mori fund.

Sa çudi bëj me veten time, përse kam kaq shenjtëri
A pse më kthen në jetë dhe sjellem si krisur
Rrebel po, por edhe ca ma shumë në jetë
E di poezi udhëtimin tënd kur ngritesh në hyjni.

As ti nuk rron pa mua e shtrenjta dhe e shenjta poezi
Të dy krijojmë ura dhe miqësi me Zotin
Ç῾jetë më është jeta pa vargun e muzës
Lirinë ma fale dhe ta ruaj këngës sa herë e këndoj.

Edhe ti më beso sikur unë të besoj sa dritë fal
Të njëjtën e themi edhe për Diellin si na ngroh
Për fjalën as që dua të mëndoj është shenjtëria ime
Ah,poezi ç῾më paska marr malli për ty.

Ti edhe pse je jetë ,me jetën time bën çfarë të duash
Ma pikturon me fuqine e fjalës ,asaj që unë i falëm
M῾i rrëfen dhembjet dhe plagët që i ka jeta
Relikt kujtimesh mbetem nëse me ty më nuk jam.

 

E DIELË E JANARËVE

E diele e acarëve është sot
Asgje me shumë se lutje
Të mbetem pranë Diellit
Cili është rrëfimi im.

Nga koha në kohë shpejtoj
Ikën fjala po nuk e ndala me zemër
Ç῾fat paskna të rri acarëve
Dhe në pritje sa e dua të shoh një yll.

 

E PATHËNË ANATHEMË

Në vete e ndjeva me shumë së cilën do vdekje
Nuk di t῾i dalloj fytyrat e janarëve a acarëve
Janë një rrëfim i keq për shenjtërinë e tokës së shqipeve
Kurrë nuk dëgjoja as edhe një fjalë njeriu në është thënë.

E kam të vështirë ta them pse janarët në urrejtje jetojnë
Dhe kockë të thyer shndërrohen kur marrin frymë acarëve
Me ç῾fuqi sy e dhemb ujqish në mbrëmjet ngritin dolli
Nuk kanë gjë me të shëmtuar se sa fytyrat lakuriq nëse kanë fytyra .

Nuk dua të jetoj sa për të jetuar një shekull ,në jetë i thenqin
E pranoj sëcilën vdekje si fjalën e Zotit nëse më është thënë
Vdekjet e Janarëve edhe sëcili brez imi dua që ta mallkoj
Në emër të atyre që edhe të vdekur jetojnë në shpirtin tim të lirë.

 

Ç῾FJALË E SHENJTË

Kurrë nuk hyra në fajësinë a pafajësinë e kohës
Të mos bëhesha fajtor për mëkatët e fjalës
Më duhet të të kërkoj edhe më fuqi për shenjtërinë e saj
Të na besojnë zotat për pafajsinë time e të Diellit.

Nëse jam fajtor përse linda kur edhe lindi Dielli
Në të njëjtën kohë me kohën e Ozonit
Si grimca atomesh e ndava fjalën në dysh me jetën
Asnjë tempull nuk më iku pa u bërë uratë përëndishë.

Vetëm me Diellin lirinë e kemi më të përbashkët
Unë i falë jetën, e ai më falë dritën për tokën e shqipeve
Me ç῾fuqi jete e krijojmë të dytë fjalën e shenjtë
Atë që zanat na besuan edhe si vdekje e njëjtë është.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s