Pesha e shpirtit / Poezi nga Xheni Shehaj

xheni

Poezi nga Xheni Shehaj
 
 
Pesha e shpirtit
 
Natë. Vonë.
Stuhia në shpirtin tim ka nisur.
Ndjej stomakun t’më përzihet,
e shih veten tek lëkundem
e mendja dhe sytë errësohen.
Në thellësi të qenies sime
dëgjohen dënesat e shpirtit të trazuar.
Ritmi i gulçeve sa vjen e shtohet
dhe ashtu në rritje, shpirti shpirtin zbraz.
Pres me durim lehtësimin.
Ai nuk vjen.
Kam frikë. Tkurrem, dridhem.
Ndjej të ftohtë.
Fletorja, tavolina, njerëzit, bota, janë larg.
Nuk ndjej më asgjë.
I jap forcë vetes për të nxjerrë gjithçka jashtë.
Dhe pak, pak…
Agoni.
 
 
Për disa minuta humbas ndjesinë e ekzistencës.
Ia dola ta zbraz shpirtin e tejmbushur.
Ndjehem e lehtë, si shpirt fëmije tani.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s