Keqardhja / Tregim nga Marjeta Shatro

Keqardhja

 

marjeta-1

Tregim nga Marjeta Shatro

B. shtyu portën e lokalit, hyri brenda, kryqëzoi krahët dhe e la derën  të mbyllej vetë.

Hodhi vështrimin përreth dhe vuri re që salla ishte plot me të  rinj, lundronte nën smogun  e duhanit dhe  asnjë i moshës së tij.

Në atë mjegull shpërtheu një e folur e fortë që ndërpritej nga një tjetër zë i lartë. Dy të rinj po luanin lojëra në telefon.

-Ptu! Të marrtë dreqi! E humba vetëm për pak.

Po ty, si po të shkon loja?- pyeti tjetrin.

-Deri tani mirë, por mos më ndërprit.

E marrtë dreqi e marrtë! Humba për fajin tënd.

Po nis lojë të re. Edhe unë po ashtu.

Kishin rreth tre orë pa ndërprerje që po luanin, pa i shkëputur sytë nga telefonat.

Qëndrimi nëpër lokale ishte diçka e zakonshme për të rinjtë;  paradite për kafe, mbasdite  për çaj ose ndonjë pije alkoolike, kështu që lokalet gjatë gjithë orëve të ditës ishin plot. Vrisnin kohën, pa ëndrra, pa mendime, bosh.

B. i vështroi me keqardhje dhe do të donte të ishte në moshën e tyre.

Porositi një kafe ekspres dhe kur ia sollën në tavolinë e piu me një frymë. Kishte zgjedhur një cep  me mendimin se aty nuk do të arrinin shtëllugat e duhanit, por më kot, sepse era e tij përmbushte gjithë mjedisin dhe krijonte një ambient mbytës.

Pagoi dhe doli jashtë në ajër të pastër.

Ndjeu keqardhje për rininë e plakur para kohe, të ndërvarur dhe të tharë nga teknologjia vrastare dhe pa asnjë  ëndërr për jetën.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s