KU JE TI? (vajzës së vogël, Gloria) – Leyla IŞIK / Përktheu: Murteza Osdautaj

leyla Isik

Poezi nga :  Leyla IŞIK

 

KU JE TI?
(vajzës së vogël, Gloria)

Pasqyrat po thyhen brenda meje
Fytyra jote prej lulesh njëmijë copash po bëhet
Unë po përkulem duke e puthur ballin tënd
“pa shikuar dhembjen që më ra në zemër”
Pëllumbi me krahun e thyer
Po flatron kaltërsisë.

Që kur papritur ike nga unë
Bregdetin e godas
E ngushëllohem
Ëndrrave të mia
Retë janë gjithmonë në rrugë
Trishtimi velvitet qerpikëve të mi
Ku je? …

Jam lodhur në hijen e dhimbjes që m’le pas
Fytyra ime s’mund t’i shoh agimet
Gloria ime, kamomilja time, zambaku im …
aromën më s’ta ndjej
Lulebora ime që çelë mbi majat e maleve
A je ti lulja ime e mallit?

Pa ty unë jam një pemë që fruta s’jep ,
Një zog shtegtar i pacak,
Një det cekëtinë pa pulëbardha …
Jam rrëke shiu

Që çan shkëmbinjtë e thellë
Deri të puseve të pafund
Çdo natë … secilin moment
Ku je Ti?

Dua te vij
Unë jam bërë gati, brenda meje papritur
Po ngre ura për t’i pamundur ndarjet
Pa një mënyrë … Pa përgatitje.
Krejt papritur
Flladi ma mbushi dhomën me aromën tënde
Zogjtë cicërojnë së bashku në dritaren time …
Lulet e venitura pas perdes morën ngjyrë
Fëmijët janë duke shijuar një festë vallëzimi brenda meje.
“20 Mars”-at s janë fshirë nga kalendarët përjetë,
Dhe koha do mbetet gjithmonë ditëlindja jote.
Ku je?

Drita e ardhjes tënde … A ngrohtësia e saj?
Zemra ime zjarr mori
Tani ti je në mua.

 

Përktheu: Murteza Osdautaj

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s