DOLLI E LULES / Poezi nga Rrahim Ganiu

rrahim

Poezi nga Rrahim Ganiu

 

DOLLI E LULES
1

Unë flakadan që bashkoj
Yjet
Zihem si vullkani
Në kuroren e diellit
Të pres me zjarrminë time
Betohem në dollinë
E lules
Në sytë e tua që krijuan
Kuroroë dashurie
Mos u vono të lutem
Në këtë takim
As në takimin tjetër
As në tjetrin
E dua erën e pranverës
Dollinë e lules

2

Të lutem mos më bëj
Gjurmë loti
As fletë në erë
Eja në puhinë e mëngjesit
Nëpër shkallët e mermerit
Të bardhë
Amshimi le ta ndezë gurin
Unë përpëlitem si peshku
Në barkën time të vjetër
Më duket se është loja e fundit
Për dashuri vlen
Eshe më tepër sakrificë
Gjer në çmenduri
Edhe loja e fundit
Është dashuri.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s