Kalendari poetik: Alexandros Panagulis (1939-1976) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Aleksandros Panagoulis

Kalendari poetik: Alexandros Panagulis (1939-1976)

I njohur edhe si Alekos Panagulis, poet dhe politikan grek, u lind më 2 korrik 1939 në Glifadha, mbahet si hero kombtar i Greqisë moderne. E arrestuan në vitin 1968 sepse i bëri atentat diktatorit Jorgos Papadhopulos; gjyqi e dënoi me vdekje; por të shtërnguar nga protestat ndërkombtare e liruan në vitin 1973. Vdiq në Athinë, më 1 maj 1976, në një aksident rrugor, ndërsa vazhdonte një hetim për lidhjet e politikanëve të qeverisë së re demokratike me ish kolonelët e diktaturës. Aksident? Nuk dihet me siguri, megjithë rrethanat e dyshimta. Ja një nga shqipërimet që kam nga Panagoulis:

PROGRES
(Ἡ πρόοδος)

Skllevërit njëherë e një kohë
vegla me gojë patën qënë,
kafshë me dy këmbë,
që lindnin dhe vdisnin,
duke u shërbyer bishave me dy këmbë.

Po
ishin skllevërit dikur
që gjallë i mbante
shpresa për Liri.

Vite dhe vite kaluan
dhe tashmë
nga ata skllevër nuk ka më.

Ama ka dalë
një lloj i ri skllevërish
skllevër me rrogë
skllevër të ngopur
skllevër që qeshin
skllevër që u pëlqen
të mbeten skllevër.

Ky është Progresi!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

(përktheu në italisht Filippo Maria Pontani 1913-1983, helenist, përkthyes i Panagulisit)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s