Mayra OYUELA
Kalendari poetik: Mayra Oyela 1982
Poete bashkëkohëse, u lind më 29 qershor 1982 në Tegucigalpa (Honduras); librin e parë e ka botuar në vitin 2006
AH! ME DEKË DASHNIJE…
Fort duhet m’e thanë
madjé dhe vedit:
fjala dashuni lypet m’u zhbi
prej fjalorve,
qi të çliruemit prej fajit dorën ta ngrejnë
e t’ma ngulin thikën.
As të mirë, as të mbrapshtë nuk ka,
as të majtë, as të djathtë,
se në çastin me vra për dashuni
krejtve dy duert na punojn’;
prandej, në dreq politika,
në dreq dashnia,
në dreq poezia,
në dreq zemra megjith’ angina pectoris.
Çdo dhimbje ushqim asht,
çdo ndjesë asht dhimbje.
Gjanat në emnin e vet lypet m’i quejtë
bukën, buk’
dhe dashninë…
ah! me dekë dashnijet,
veç mos me mujtë me vra për te.
© shqipëroi Maksim Rakipaj