Hermann HESSE
Kalendari poetik: Herman Hesse (1877-1962)
2 Korriku është dita lindjes së shkrimtarit, poetit dhe piktorit gjerman fitues i çmimit Nobel në vitin 1946. Librat e tij janë përkthyer në mbi 60 gjuhë. Kundërshtar i nazizmit dhe më pas i komunizmit. Meqë Ministri hitlerian i propagandës Joseph Goebbels i çmonte shkrimet e tij, pati prej atyre që e sulmuan si filonazist; meqë u deklarua kundër makartizmit e quajtën komunist. Asgjë e vërtetë në këto akuza. Ai qe i madhi Herman Hesse; burrë i vërtetë dhe poet i shquar. Po jap një përkthim nga ç’kam nè arkivin tim nè 141 vjetorin e lindjes së njeriut dhe artistit Herman Hesse:
JAM NJË YLL
Në kupën e qiellit jam një yll
Që botën përbuz tek e kqyr
Dhe digjem në zjarrin tim.
Netëve jam deti në stuhi
Oshëtij, mbledh mëkate të rij,
Të lashtët mëkate paguaj.
Në mërgim, përzënë nga bota juaj
Me krenari mëkuar, nga ajo mashtruar,
Si mbret pa kurorë kam mbetur.
Jam si pasion pagoj’i heshtur
Shtëpi pa vatër, luftë pa shpatë,
Prej fuqisë sime mbetur në shtrat.
© shqipëroi Maksim Rakipaj