Kalendari poetik: Czesław Miłosz (1911-2004) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Czesław MIŁOSZ 

Kalendari poetik: Czesław Miłosz (1911-2004)

30 qershori është dita e lindjes së poetit dhe eseistit polak Czesław Miłosz; fitues i çmimit Nobel në vitin 1980 me motivacionin: “…me largpamësi dhe pa kompromis ka paraqitur gjendjen e njeriut në një botë konfliktesh të ashpër.” Në të njëjtin vit, punëtorët grevistë të lëvizjes Solidarność, gdhendën vargjet e tij në bazën e përmendores ngritur në përkujtim të puntorëve të vrarë nga policia komuniste polake, Përkrahu haptaz lëvizjen Solidarność, njeri dhe poet i vërtetë. Ja një poezi e tij në shqip për miqtë e mi:

PARATHËNIE (fragment)
……………………………..

……………………………..

Ja lugina e lumejve fushorë polakë. Dhe ura e madhe
që nëpër mjegull ecën. Ja dhe qyteti i rrënuar
dhe era që mbi varrin tënd klithma pulbardhash përplas
ndërsa me ty flas.

Ç’është poezia që nuk shpëton
as popuj as njerëz?
Thjesht bashkëpuntore e poshtërsive të pushtetit,
këngë të dehurish, që pas një çasti do t’u heqin kryet,
lexim i këndshëm për zonjushet.

Një poezi të mirë kam dashur, pa qënë i aftë,
por vonë kuptova, qëllimin e saj shpëtimtar
kjo dhe vetëm kjo është shpëtimtare.

Thërrime dhe fara lulekuqesh hidhja mbi varre
të vdekurit e ardhshëm fluturues të ushqeja – zogjtë.
Po ta lë mbi varr këtë libër, ty që shkove,
që këtej e tutje të mos më fanitesh.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s