Poezi nga Anila Kruti
***
Njëqind vitet e mia jam pemë.
Në çdo jetë timen unë dua pyllin .
Mëngjesin e blertë…barin
burimet gjithë këngë .
Ja ndjej aromën.
Heshtjen , zogjtë. ..
Me siguri kam lindur Zanë.
Mes pemëve kam marrë frymë.
Kam qeshur, kam qarë.
Aty këndova këngët e para.
Mësova përrallën e Kësulkuqes.
Pashë çeljen e pranverës
Marramendje mu bë jeta.
Eca majë gishtash…fluturova nëpër erë .
Në gjithë jetën time..unë dua pyllin.
Është Perëndia ime.
Me buzët e kuqe përqafova një lis.
dhe në muzg , iu fala një bliri
se njeriu nuk më deshi…
Fustani
Pashë në ëndërr një fustan vere.
Mbi krye më qeshnin lulekuqet e brishta.
Poshte belit diellonte fusha me grurë.
Dora…
Ah dora ,më shkoi mbi kopsën e bardhë.
Mbi kraharor,
dy mollë skuqnin gjithë dhimbje.