Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik”Dallgëve të jetës” të autores Mimoza Gjetaj – Smailaj

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik”Dallgëve të jetës” të autores Mimoza Gjetaj – Smailaj

Titulli: Dallgëve të jetës
Autore: Mimoza Gjetaj – Smailaj
Redaktor:Ilmi Dervishi

Botimi parë 2018

 

Roland Lushi

Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rruga Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
Cel: 0682219016
Tiranë korrik 2018

© Të gjitha të drejtat janë të autores.
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë botuese “ADA”

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Gjetaj, Mimoza Dallgëve të jetës /
Mimoza Gjetaj ; red. Ilmi Dervishi.
Tiranë : Ada, 2018
60 f. ; 20 cm.
ISBN: 978-9928-269-11-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

“DALLGËT E JETËS” i Mimoza Gjetaj 
një pasuri intelektuale

Mimoza Gjetaj vjen vërtet para lexuesit me librin e parë me poezi “DALLGËVE TË JETËS”, por ajo është një krijuese që lexuesit janë njohur me poezinë e saj, jo vetëm nëpër mjet rrjetit social Fcb por dhe në disa portale, në shtypin e shkruar letrar në Shqipëri dhe në Kosovë, por dhe në disa antologji poetike. Ajo ka stilin e vet poetik, mënyrën e të shkruarit meditative e filozofik, me gjetje artistike dhe të shkruara bukur.
Gjatë leximit të poezive ka fraza filozofike që mbeten në kujtes e gati dhe meditative për lexuesin si … “tela të këputur nga zjarri I heshtjes” ,…”shkruaj letëra të pa gjumëve”,.. “errësirën ngjyros me ngjyra drite”,… “shpirti i veshur me petk të acart”,.. “si fak kujtimi i harresës u çfaq”,.. “isha thjesht një qetësues”,… “në qetësin e natës kërkoj shikimin tënd”, “gjethet e pemëve lodrat e erës”, e tjera.
Me nivel artistik janë poezitë: “Të flas me heshtjen”, “Dua të ik” apo poezia “Çast” ku shkruan:
Ty që as faljen s ta pranova,
Je akoma Brenda meje, s’të harrova.

 

Mimoza Gjetaj – Smailaj

Te poezia “Puthje fëminore”, mes vargjesh brilante, “me puthjen time u largove”, thotë poetja, por, ajo ishte për ty, jo për mua., ajo ishte një puthje e një dashurie ku emri yt as gjë s’më kujton, dhe ka një shkëlqim të fshehur pas një Ylberi, dhe kjo ndodh kur në jetën tënde je vet timonieri i shpirtit tënd.
Te poezia “Frymzim jete” janë mesazhe artistike të qarta e të drejtpërdrejta ku lexuesi i vëmendëshëm shikon dhe dëshirat e tij në ëndërra duke u përkund për t’ju dhënë jetë, një jetë përtej jetës që jetojmë sot., dëshira të pa plotësuar deri te e vërteta. Poetja Mimoza Gjetaj filozofon me vargjet e saj, filozofon me jetën që edhe kur të gabosh duhet ta pranosh ashtu si dhe atëherë që kur pranverën ke në zemër do të doje ta ndaloje kohën, kohën e të jetuarit si një varkë në breg kur deti është krejt i qetë.
Poezitë “Aromë e lules sime”, “Më mungon”, “Ditari im”, apo poezia “Eja sonte” janë poezi të shkruara me ndjenjë e frymzim, eja sonte që nata mos të duket e gjatë e, pastaj befasohesh kur lexon poezinë “Çmendet ëndërra” e dehur nga dashuria aq sa dhe… “helm të ishte përsëri do e pija”, shkruan poetja në ciklin e saj të poezive për dashurin për atë ndjenjë njerëzore si një fanar në stuhi.
Kam bindjen se poezia e saj do jetë e pëlqyer nga lexuesi se është poezi që të ngjit, të emocionon dhe njëherësh dhe të bën të meditosh. Çdo lexues që do e kishte në bibliotekën e tij librin, “Dallgëve të jetës”, do kishte vërtet një pasuri intelektuale dhe estetike dhe letrare artistike.

Nga: ILMI DERVISHI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s