Kalendari poetik: Gyula Illyés (1902-1983) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Illyés GYULA

Kalendari poetik: Gyula Illyés (1902-1983)

2 nëntori është data e lindjes për poetin dhe shkrimtarin e njohur hungarez. Në vitin 1919 braktisi universitetin dhe u bashkua me ushtrinë e kuqe në të ashtuquajturën Republika Sovjetike e Hungarisë(!), një marrëzi prej shtatëmbëdhjetë vjeçari. Më pas, u detyrua të fshihej në Austri, Gjermani dhe Francë. Në Paris u njoh dhe u miqësua me surrealistët Paul Éluard , Tristan Tzara e René Crevel. Gjatë pushtimit hitlerian në L II Botërore jetoi në ilegalitet, si intelektual antinazist. Me komunizmin u njoh së afërmi kur Hungaria u bë pjesë e ish kampit socialist. Qysh në fillim të viteve ’50 shkroi poemën “Shpallje dënimi për Tiraninë”, (në anglisht u botua me titullin “A sentence on tyranny”) që u bë hymn i revolucionit antikomunist në Hungari, por nuk u botua asnjëherë sa qe gjallë poeti. Fragmente nga kjo poemë sjell sot në përvjetorin e 116 të tij:

SHPALLJE DËNIMI PËR TIRANINË
(Egy mondat a zsarnokságró)

Ku të ketë tirani
kudo ka tirani
jo veç në gryka pushkësh,
jo veç pas dyer burgjesh,

jo veç nëpër qeli
ku bëhet hetuesi,
jo veç n’britma policësh
që natën futin frikën,

jo veç fjalët tërkuzë
që mbushin akt-akuzën,
jo n’trokitje mbi mure
si shenja Mors në burgje

jo veç gjyqtari mizor
që shpall dënimin: -Fajtor!
tirani ka kudo
jo vetëm kur dëgjon

“Merr shenjë! Gaaati! Zjarr!”
pastaj si thes në varr,
duke të hequr zvarrë,
kur jetën ta kanë marrë…

…………………………..

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj
shënim – ky është vetëm një fragment, poema është shumë e gjatë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s