PSHERËTIJ!… / Poezi nga Vjollca Ajasllari- Koni

Poezi nga Vjollca Ajasllari- Koni

 

PSHERËTIJ!…

Do më kërkosh një ditë,
kur shpirtin të ma rrudhi malli!
Atje, ku vishnja hap kurorën,
e thinjat do më kenë mbuluar ballin!

Ti, nuk di hapat nga kam ecur,
rrugën ku nisa ndjeshëm e brishtë;
nuk pe as lotin, që rrodhi vilar;
nuk njohe dhimbjen, që mbiu në shpirt!

Mbi atë qiell fluturoj me ëndje,
bëhem flutur mbi mëllagë!
Kur bie tisi i natës, kthehem në xixëllonjë,
të vij mbi supe e largohem prapë!

Nuk më tremb e shkuara kohë,
pse gjurmët skalit mbi gurë;
nuk fsheh dhimbjen, që mbin në shpirt,
se kam frikë mos rritet më shumë!

Shpesh here, kthehem atyre korijeve,
ku puhi e shtogut përhapet si re!
Psherëtij e mallëngjehem, heshtur,
kur asnjë rabeckë s’e shoh këtej.

Austri, Nendor 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s