Kalendari poetik: John Keats (1795-1821) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

John KEATS

Kalendari poetik: John Keats (1795-1821)

Sot është data e lindjes së poetit Xhon Kits, të cilin kritika njëzëri e mban si njërin nga përfaqësuesit më të shquar të romantizmit britanik. Mbeti jetim në moshë të njomë, qe 9 vjeç kur i vdiq i ati dhe 15 kur i vdiq e ëma, kështu që Xhoni dhe fëmijët e tjerë të çiftit fatkeq Keats iu besuan kujdesit të gjyshes. Dashuria për letërsinë i lindi qysh në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, kur filloi të lexonte Shekspirin dhe poezitë e Edmund Spenser-it. Filloi të shkruante dhe vetë, pa rreshtur, deri sa e mori tuberkulozi pa mbushur ende njëzet e gjashtë vjeç. Vdiq më 23 shkurt 1821 në banesën e tij në sheshin Spanja në Romë; sipas vullnetit të tij të fundit mbi rrasën e varrit nuk u gdhendën as emri, as data e lindjes apo e vdekjes, por vetëm një epitaf i shkurtër që mbyllet me fjalët: “Këtu prehet ai, emri i të cilit u shkrua mbi ujë.”
Ja përzgjedhja ime sot:

OH, DUAMË VËRTET !

Se si flet, kur thua që më do;
Mu si një murgeshë që këndon
Një lutje me zërin e trishtë,
Kur bien këmbanat e kishës-
Oh, duamë vërtet !

Kur thua më do, se si buzëqesh,
Ftohtë, ashtu si dielli në vjeshtë
Si e shën Kupidit murgeshë,
Që është në javën e Kreshmës-
Oh, duamë vërtet !

Thua më do; por ato buzë
Më të kuqe se koral’ i bruztë
S’më bënë njëherë të lumtur,
Ah, kurrë s’më kanë puthur-
Oh, duamë vërtet!

Thua më do; por ato duar,
Të miat nuk i kanë shtërnguar
T’i preka pak, ti statujë e vdekur-
Të miat, nga dashuria djegur-
Oh, duamë vërtet !

Thuamë dy fjalë të zjarrta, dy fjalë!
Mos ki frikë, nuk digjesh e gjallë!
Si dashnorët shtërngomë, a puthmë!
Dhe brenda, mu në zemër futmë !
Oh, duamë vërtet !

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s