Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
SONET DASHURIE
 
Në Kështjellën e trëndafiltë,
ku harlisen lulet delikate,
mbinë filizat e tingujve hyjnore,
të shtatë notat,
u kapën dorë për dore,
ndiznin një nga një si qirinj të mekur,
petale shkrumbuar nga zjarri,
rrënjë,
sipër tokës, si jetime mbetur……
Deri sa një ditë shpërtheu Simfonia,
u plasaritën muret e kështjellës,
kishte lindur Dashuria!
 
 
 
BALADA E EMIGRANTIT
 
Qava një ditë!
I rëndë lot’ i burrit,
ashtu, papritur, në heshtjen shungulluese,
rrëshqasin nga sytë, shkëmbinj të nxehtë,
gjer në djegje,
mbi faqet e ftoheta kallkan…..
 
Qava një dite!
Deti i vetmisë më zë frymën,
mes dallgëve të kujtimeve,
si peshku para vdekjes,
në harresë përpëlitem…..
 
Qava një ditë!
Askush nuk dha shpirt ëe furtunë,
pas kaq vitesh nëpër udhë,
kuptova se kisha vdekur Unë…..
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s