Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
NJË DEGËZ VJESHTE SHPIRTI IM
 
Dhe në oborrin tim mbrriti vjeshta,
ashtu siç di të vije veç ajo,
në erë hedh hiret e trillet e veta;
Shpirtit i them: tani vjeshtëro!
 
Pjergulla ngjit gjethet si trakte
sipër kalldrëmit me gurë të plakur,
mushmolla mbledh bletët e rralla mbas nate
të mbushë ca hoje për stinën e mardhur..
 
Gjethe që flasin në gjuhë ere,
Lule që s ‘duan t’i tremben brymës.
Ky shpirti im një degëz vjeshte
sa pro dhe aq përkundër rrymës.
 
 
 
***
 
Flamuj të shpifur,
Hiperbolikë,
një sërë edhe mundet ta mbulojnë,
për të rritur njerëz diabolikë.
 
 
 
***
Kalamanj tekanjozë,
të llastuar me votën tonë,
Hipur mbi çatitë e pushtetit,
Mbi kokat tona tjegulla rrëzojnë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s