QIELL I LARGËT / Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
QIELL I LARGËT
 
Unë hesht kur muzgu vjen ngadalë,
si zog i lodhur , i fshehur nëpër fletë,
dridhem arratisë nga vitet i ndarë,
prej qiellit tim dhe ndjehem i paqetë.
 
Vendlindja ime larg e larg pas detesh,
atje ku yjet djegin harqe malesh,
vozitin re puplore dhe përleshjesh,
rrebeshet përngjasojnë lotë mallesh.
 
Dëshira ime mbrëmjeve të ngrohta ,
të bredh te rruga pakëz e ndriçuar,
ku varen muresh kulpra luleorësh
dhe në sofate njerëz të menduar.
 
Pleq të thinjur, porsi buste malli,
që tundin kokën ,botën duke shkoqur
Epokat zbresin hir mbi rrudha balli
dhe vera fryn puhizën vajzë e ndrojtur.
 
Vendlinja ime , një luginë honi,
fanitje jete , breg në aventura.
O prag i dhimbjes ! Kohë pse vraponi?
Më kthehet kaq e moçme dhe natyra!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s