Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Çdo çast të jetës të më kesh në sy!

Në zemrën tënde gjeta dritë
muzikë të qetë, net të ëmbla
qirinj të vogël me dritë shumë
rrugën e fatit mbushur me ëndrra
ku çdo mëngjes buzëqesh shpresa

Engjëll qe me fle në krah
me petale lulesh plot aromë
erdhe bashkë me vjeshtën si fllad i lehtë
nëpër stinë derdhe polenin
që pranvera të çelë lulet me të bukurat gjethe
në krahët tu ndjeva ngrohtësi dielli
në buzëqeshjen tënde shohë bukurin e qiellit

Si stinët që ndërrojnë ngjyrat
luajmë vallen e prekjeve
në shtratin e pranverës me lule maji
që thithin vesën e mëngjesit
dhe derdhin aromën në buzët tona

Ti ëndrra ime më mbushë me dritë
shohë vetën në sytë e tu
më do siç të dua unë ty
ruamë çdo çast të jetës në tëndin sy.

 

DASHURIA TË NGJAN TY

E zgjuar ëndrra, si zjarr më ndezi,
erërat e stinës shkundën
sytë e mi?… Shkëlqyen dhe gëzimi
hidhte shikimet mbi ngjyrat e detit
shpirt të ndjej, si një freski.

Si një fresk dhe fjala e belbëzuar
më kthehej dhe bëhet poezi!…
Dëshira e zjarrtë, lagur me vesë mëngjesi
mbetem, ikur gjumit, mund të tretem.

O dashuri e pa rrëfyer, shkëlqimit
si rrezja e parë mbi vesë
të kërkoj, tej horizontit aty ku ngjyrat
shkrihen në zjarr-akull mbi joshje
emocionesh, heshtja më flet ashtu
si ngjyrat e stinëve në dashuri
po gjallëron, ashtu si Ti, jo mes momentit.

Agimeve të zjarrta zbërthej… natën
largë teje mallin e shpirtit më tret dhe
përmbush, netëve të gjata, përqafimin!…
Ua fala yjeve, të ndalojnë dhe aty
mes yjeve, kërkoj të marr gjithësinë
pran meje, në dritë të syriit më qendron!…
Si frymëmarrje, më lidhe natën me ditën!…
Mbi qendrim.

O poezi që lind, agimet, plot ngjyra
m’i rikthen në kujtime, ëndrra, merr udhë dhe!…
Syri, mbyll qepallat dhe fsheh, mërzinë
kur e ujisin, të mos thahet si një lule
në kopsht, nga të shumta mendime
shpirtin, na rrudhën si një grimcë shprese ndez
rrezet, në agim.

Strehuar në brendinë… e shpirtit
ëndrra fle kur takohet perëndimi dhe
lindja?…Më zbërthen dhe shoh
sytë e tu, plot dritë më puthin, ndjenjat
e dashurisë, në heshtje, ndjej!…
Fjalët, mbi sytë e tu një pikturë në mijëra ngjyra
jetoj!…Mbi dëshirat, e zbërthyer mbaj për ty!…
Çdo aromë dashurie dhe buzëqeshje
mëngjesi o diell që më ngroh!…
Dhe ëndrrat mes dritës i zbërthej dhe
dashurisë time, ëndrra, që nuk gabonë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s