BIRI – Nga: Mark Simoni / Parathënie e librit “Tim biri’ i  poetit Gëzim Hadribeaj, botim i Shtëpisë Botuese “MUZGU”

BIRI

 

Nga:  Mark SIMONI

Ndoshta poema më e lexuar, që tregon dashurinë e fortë dhe njëkohësisht elegante të babait për fëmijën, mendoj se është “Tu sarai un UOMO, figlio mio” (Ti do jeshë një burrë, biri im), e Redyard Kiplingut. Një botë e tërë porosishë dhe dashurie, meraku dhe këshillash, zërash dhe brengash, krenarie dhe kujdesi, që babai i thotë të birit.
Një atmosferë të mbushur tej e mbanë me këtë raport, me këtë mardhënie të afërt dhe distance, provova sot, kur mora të lexoj dorëshkrimin e librit “Tim biri” të autorit Gëzim Hadribeaj. Babai shqiptar ka mall dhe krenari për birin që është larg, për sukseset e tij, për vullnetin dhe vokacionin e djalit për tu realizuar. Në të gjitha vargjet e ciklit për të birin ndjehet fërgëllimi i lehtë i dashurisë së atit. Poezi tepër të ndjeshme, që luajn në një mardhënie të mrekullueshme, dhe që të duket si një teatër, në një oborr të hareshëm shtëpie, ku ndjehet rritja e bukur e birit, insistimi i tij për tu bërë dikushi në jetë, ambicja elegante e tij për të qenë krenaria e prindërve, dhe për të ecur përpara e për të shkuar larg në qëllimin e tij. Prindi kthehet në mjetin e dashurisë për të shtyrë djalin përpara, për ta mbështetur, për t’i qenë përkrah, për ta duartrokitur në suksese.
Diku mu kujtua se pata lexuar Kahlil Gibran-in (poezinë “On Children”). Në atë këngë të bukur për fëmijën, Gibran shkruan se prindi i jep fëmijës së vet “…të gjithë dashurinë që ka, / Strehimin e trupit”, dhe vazhdon më tej, se babai është “…Harku, që lëshon fëmijët drejt së ardhmes…”.
Gëzim Hadribeaj ka brenda vetes atë rrugën e mundimit të djalit drejt suksesit. Ky poet, me vargjet e tij, rend të na tregojë kuptimin e asaj që po bën djali, hyn brenda ëndrrave të birit për të nesërmen. Nëpërmjet sinjalesh dashurie, hollësishë letrare, ai na sjell biografinë e nënkuptuar të rrugës së gjatë të djalit, duke përdorur metafora, detaje, gjeste dhe akte të bukura dhe herë herë edhe enigmatike. Dhe e ardhmja vjen. Tamam ashtu siç thotë dhe Tasoss Livadhitis “E ardhmja ime nuk vonoi kaq shumë”.
Për t’i dhënë koshiencën historike fëmijës, për t’i treguar se ai është pikërisht i bukur sepse është i lindur bash vetëm prej dashurisë, kam në kujtesë një poezi të Pablo Nerudës “…A e din se nga vjen ti bir? / Ne ngritëm një zjarr të kuq, / Duke konsumuar buzët, / Duke puthur shpirtrat, / Të gjitha duke i hedhur në zjarr, / Duke djegur jetën… / Kështu erdhe ti në këtë botë./ Dhe tani ti na shfaqesh, / Duke kënduar ndër gjethe, / Në dëgën më të lartë, / Që me ty arritëm….”
Poeti Gëzim Hadribeaj e ka mision rritjen e bukur të djalit, e të bëhet vetë suksesi.
Ky libër ka brënda dhe atë çastin fatlum të shplodhjes së prindit, kur e sheh djalin të realizuar. Dhe gazmohet, ka një dritë të brendëshme nëpër vargje, të ngjashme me ngazëllimin e njeriut të lumtur. Ia kanë dalë mbanë edhe djali, edhe poeti.
Pavarësisht se korpusi kryesor i këtij vëllimi është mardhënia e shenjtë dhe e shtrenjtë at-bir, brenda kapakëve ky volum mbanë dhe poezi që kanë fokus dhe target tema të tjera, që i japin dimension të ri letërsisë së Gëzim Hadribeajt, ia rrisin gjeografinë e materialeve letrare që ai ka shkruar, i japin përmasa subjektesh interesante vëllimit poetik “Tim biri”.

 

(Shënim: Kjo është parathënia  e librit “Tim biri’ i  poetit Gëzim Hadribeaj, botim i Shtëpisë Botuese “MUZGU” )

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s