Poezi nga Marjola Saliu

Poezi nga Marjola Saliu
 
 
***
 
Kushedi çfarë i thua erës
kur me mua nuk je,
a ju flet vallë ndonjëherë yjeve
për gjithë fjalët e ëmbla që kurrë s’ mi the?
 
Kushedi si rreh zemra jote
kur larg zemrës sime është,
a i flet ndonjëherë kësaj bote
për zemrën e madhe por të vrazhdë.
 
Kushedi ç’ ju thua yjeve
në netët kur më ke larg,
të paktën t’ ju thuash atyre,
që unë të mungova sikur edhe pak…
 
Kushedi, kushedi se ç’ thua
apo me heshtje e vesh dashurinë?
Zhvishi pra gjithë frikërat e tua
Unë e di që më do, edhe yjet e dinë.
 
 
 
***
 
Do më gjesh gjithmonë aty
nën tisin e hollë të trishtimit që kam në sy
Do te zbulosh pranverën që ruaj për ty
atë që vetëm ti e njeh,
që vetëm ti e di…!
 
 
 
***
 
Më ler aty
Mes mendimeve të qëndroj dua
Dua të përkundem si fëmijë
aty ku jeta shpupuris flokët e tua.
 
Vendose zemrën tënde,
aty, në greminat e errëta të syve të mi,
aty, ku retë janë të bëra prej puthjesh,
aty,ku flokët e borës bien, e quhen Dashuri!
 
 
 
***
 
Kushedi në ishe ti
kur unë nuk isha ende,
kushedi si ishe ti
kur nuk jetoja në frymën tënde.
 
Kushedi se ç’ bëje
si ishte buzëqeshja jote?
Ditëve me ç’ emër u flisje
kur unë ende s’ isha pjesë e asaj bote.
 
Pastaj kushedi nëse nata
ishte e njëjta si me mua tani,
veç ajo i ka parë të gjitha herët
kur fort ke qeshur për gjëra pa rëndësi.
 
Po rrugët si ishin vallë?
êndrrat, yjet, qielli mbi çati
Të pëshpërisnin në vesh cilën përrallë?
Apo hiç si dëgjoje, kushedi.
 
Kur ende unë, nuk isha unë
ti vallë kush ishe, kushed,
ndoshta jemi dashur dhe dikur
kur unë ende s’ isha unë e ti ende s’ ishe ti.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s