Poezi nga Rudina Nano

Poezi nga Rudina Nano
 
 
Ishte pra e shkruar
 
Ishte pra,e shkruar
të ishte një formë qiellore
Të mbante në gjokse
fjalëza të verbra
të thëna e të pathëna
nga buzët e lodhura prej heshtjes së gjatë
Të më njihte prej shtigjesh të paarrira
Përmbi tokë e nën re të vajtonte
me rrëkeza shiu,
si të ishte fundi i botës,
pa më mbajtur në duar,
yjet pa m’i treguar
 
Ishte pra e shkruar,
të kisha trajtë njerëzore
Të mos kuptoja ku shkonin retë
Vlerën të mos ia njihja qiellit
Të ikja ditëve të dimrit
mes gështenjave e lajthishteve,
mbajtur degëzave të trishta,
pa ia hedhur sytë hënës,
pa ia ditur emrin territ
 
Ishte pra e shkruar,
të mos ia ndieja dhimbjen
E shkruar,të humbja mes jetës
në kotësi duke u endur
 
Ishte pra e shkruar…
 
Ndjema zemrën, Zot
që kurrë nuk ndjeu
Ndjesë për të që heshtazi më deshi
nëpër mjegull
 
Dëshira jote u bë Zot,
jo e tij
Unë mbeta tokë
e ai, qiell mbeti…
 
 
 
***
 
E desha atë copë tokë
E dëshirova qysh ditën që ajo më preku këmbët
Pata besim te korja e saj
E bukur,
e thjeshtë,
e fortë,
gazmore
 
Pranova tê bëhesha pemë
Rrënjët e gjakëta t’i zhysja
në thellësi të saj,
trungun t’ia
ushqeja me mall
 
Bëra e ç’nuk bëra
U zgjatova me lule dëshire
U gajasa me fruta dëshirash
E mbulova me jetë
 
Ajo kurrë nuk më deshi
Nuk ma njohu lëvoren e dhimbjes së rreshkur
 
Më mbuloi me dhe si gjithë të vdekurit e saj,
të vdekur që harrohen lehtë
nën një grumbull të zi dheu
Më quajti të huaj,të ngratë…
E unë vdiqa përgjithmonë
me trup pa prehje,
skelet që këndon
netëve të veshura me atllas të zi,
për shkak të një copë toke që desha,
për pakëz liri…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s