Poezi nga Xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

PO T’I THOJA GJË QYTETIT, ÇKA T’I THOJA

Vërtet po t’i thoja diçka hapur qytetit,
Çka, a thua, çka do t’i thoja?
Mbase, “të puth fundin e shpirti, i dashur?
Jetove dhe vuan bashkë me mua kaq vite
Dhe nuk u mërzite dot nga unë
Dhe të dua po kaq shumë!”
Derdha kaq vargje, nxorra kaq gjak
letrës së bardhë
dhe kaq shumë i mbështolla
mermerit të natës
e blerimit të dritës në ag!
Më thuaj, qyteti im, më thuaj,
Çfarë të të them, kur kaq shumë vuajtje ka,
Më thuaj!

 

SECILËN DITË

Secilën ditë vdes pak e pak.
Por secilën natë marr fuqi nga lutjet për ty,
për ty, për ty, se të dua sa s’ka!
I vetmi blerim, e vetmja pranverë, i vetmi kuptim
për mua ajër për të qarë e rënkuar ky më mbet.
Secilin moment po vdes po rilind,
O Zot, sa të dua, jam pa mend!

 

MË PRIT, MË PRIT, MË PRIT

Nuk dua të ndodhë
e të banosh në ishull harrese,
nuk e dua pellgun e asnjë heshtjeje.
Nuk dua të njohësh se këtu jetojnë bashkë
Një Gomorë, një Sodomë,
Jo! Këtu jeton më erëmadhja
e të madhes në botë,
shpirti im flakë mbi flakë,
shkrumb mbi shkrumb… mos ik,
më prit, po tretem e nga jeta po ik!
Më prit!

 

DITËN QË NUK DO TË TAKOJ

Kam lindur për jetën njerëzore të këtij vendi
Dhe ky vend ka lindur doemos njëjtë…
Mish e thu jemi të lidhur, pa njëri-tjetrin
Nuk bëjmë dot.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s