Poezi nga Kaltrina VB HOTI

Poezi nga Kaltrina VB HOTI
 
 
Kur fryn era
 
Po kam frikë
Nuk është lehtë të jem unë
Jeta më ledhatoj me tërë valën
Kërkoj ëndrrën pandërprerë
Në shi vallëzoj në borë buzëqeshi
Në stuhi eci ngadalë
 
Kur fryn era fluturoj me krah të saj
Nuk është lehtë të jesh unë
Dashurin e ruaj të bardhë
Bota e ka ngjyrën e kaltër
Me të kuqen dashuroj
 
Ndjej të kem frikë
Por guximi është më i madh
Edhe njëherë do të vallëzoj me erën
Ta derdh shpirtin skaj më skaj.
 
 
 
E hapa librin e kuq
 
Këtu jam
A thua a me sheh
Vendin tënd e kam zënë
Pran dritares
 
I shoh pishat e gjata
Si fjalosen njëra me tjetrën
Kohe pas kohe e kthej kokën
Nga dera
E kujtoj kohën e kaluar
Ti qëndron te pragu
Mundohesh këpucët ti zbathësh
 
Këtu jam
A thua
A me sheh nga lartësia e qiellit
Dhe buzëqeshe për mua
Në mua jeton
Baba u ktheva.
 
 
 
Njeriu i mirë
 
Ndalu o njeri i mirë
Ndize qiriun e fshehur
Fillo të mendosh si është drita
Që të dish çfarë ndriçon nga largësia
 
Ndalu o njeri i mirë
Ke harruar çfarë do të thotë
“Zgjatma dorën mike”
Plagët që të vrasin në brendësi
Nuk i shëron argjendi e as ari
 
Trimat e moçëm
Këpucët i mbulonin me baltën e lagjes
Ato ishin ngjyrë e lapsit
Kur vasha i pastronte
E dinte cilës rrugë kanë kaluar
Dhe buzëqeshte ndër veti
 
Ndalu o njeri i mirë
Shkele baltën e tokës
Mendo për frymën
Gjallërinë
Jetën
Me fjalë shtrëngoje rrethin
Shpëtim kërko në dorën e besës
 
Ndalu o njeri i mirë
Mos harro Ilirët
Jemi shqiptarë
Kujtoj gjurmët e moçme
Vasha dëshiron të buzëqesh ëmbël.
 
 
Më pyete kush jam
 
Çdo ditë nga një dritë e kam të falur
Jo për mua
Por për atë ku zëri thërret
Po të them kjo dritare s’ka dry
Është burim drite
Është udhëdritë në dorën time
 
Çdo ditë një mrekulli e kujtoj
Jo për mua
Por për atë që qëndron në maj të malit
Kur frikësohet nga çfarë sheh
Ia përcjelli një gacë të guximit
 
Çdo ditë jap nga vetja ime mija ngjyra
Përmes dhimbjes dhe buzëqeshjes
Të kuptosh atë që e ke në pragun tënd
Merre jetoje ngadalë ta ndjesh ndjenjën
 
Më pyete kush jam?!
 
Jam ngjyrë e qiellit që derdhet në tokë
Nuk të takoj ty as vetes.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s