Mbi romanin “Passio” të Anton Gojçaj / Nga: Rrok Gjolaj

Mbi romanin “Passio” të Anton Gojçaj

Ky roman është ndër krijimet më të njohura jo vetëm në letërsinë shqipe në Mal të Zi, por edhe edhe në mbarë letërsinë tonë që krijohet sot.

Autori me mjeshtëri arrin të ndërthuri ngjarje që lidhen me temën e mërgimit, pikërisht me një temë të re që rrallë është trajtuar në letërsinë tonë – me temën e kthimit në vendlindje (përveç asaj të mërgimit që ndërlidhet në vepër).

Autori sikur ka pasione të shumta që shtrohen në këtë roman, por më së miri kristalizohen dy: jeta dhe arti. Në bazë të këtyre pasioneve mund të thuhet se e mori emrin edhe titulli i romanit.

Personazhi kryesor i kësaj vepre është Zef Gjoni, i cili përjetoi një ngjarje tragjike si fëmijë në kohën e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe arriti të largohet e të shkojë në mërgim, duke u munduar të harrojë çdo gjë nga e kaluara e tij. Në kryeqendrën botërore në New York u bë piktor i famshëm që të gjithë e njihnin me emrin Jozef Montanaro. Një ëndërr e ktheu Jozefin (ose siç e quan autori “Ai që nuk qeshte kurrë”) në realitet dhe ndërmori kthimin në vendlindje, ku  më vonë do të martohet dhe do t’i lindi djalë. Kjo tregon vazhdimin e jetës dhe ruajtjen e kontinuitetit të identitetit.

Në roman autori përdor shumë shtresa dhe lidhje intertekstuale sidomos me elemente biblike, elemente të baladave, simboli i qengjit, pastaj me integrimin e personazheve reale nga Malësia si Patër Frani që i vë kurorë, toponimet reale si Arza, Tuzi, Trieshi, Koja, aeroporti në Gollubovc, etj., të gjitha këto e bëjnë këtë prozë me elemente të theksuara të letërsisë postmoderniste.

(marrë nga: Rrok Gjolaj: ZHVILLIMI I LETËRSISË SHQIPE NË MAL TË ZI, te: KUMTESAT I nga konferenca vjetore e shkencës “Java e Shkencës” 2013, f. 383)

Editor: TRABOINI STUDIO 

Nga: Rrok Gjolaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s