Kalendari poetik: José Asunción Silva (1865-1896) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

José Asunción Silva

Kalendari poetik: José Asunción Silva (1865-1896)

Poet kolombian, u lind më 27 nëntor 1865; filloi të shkruante nën shembullin e dekadentistëve si Paul Verlaine, por më pas u bë një nga pararendësit e rrymës moderniste në letërsinë latino-amerikane. Pak pasi mbushur 30 vjeç, u vetvra, në kryet e shtratit i gjetën librin e D’Annunzio-s “Il trionfo della morte”. Specialistët e policisë dhe miqtë e tij thanë se shkaku qe varfëria e thellë e poetit. Gjetën mbi tryezë një çek për të motrën dhe një tufë me lule për t’ia dërguar asaj me qindarkat që i patën mbetur. Ja një poezi e tij, e fundit ndoshta:

PSHERËTIMË

Në pafsh ndër kujtime ndonjë ditë
Mes mjegullës së kohës së shkuar
Të t’çfaqet kujtimi im i trishtë
Nga muajt, vitet, gjysëm i shuar;

Dije, malli im ka për të qënë
Dhe i shenjtë kujtimi në qoftë
Ngri kryet drejt diellit a hënës,
Mbushi sytë e bukur me lotë;

Oh, mos më kërko këtu mbi dhé
Ku kam jetuar dhe jam përpjekur,
Por në mbretërin’e vdekjes, atje
Ku paqe, prehje kam për të gjetur!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s