Poezi nga Adem Zaplluzha

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

VETËM NJË ZË SHPRESE

Sapo fluturuan zogjtë e përgjumur
Nëpër çatitë e qytetit
Asnjë trishtil nuk këndon
Ikën edhe kukuvajkat e fundit
Një llahtari e paparë trokiti
Nëpër porta e mbyllura

Asnjë derë nuk hapej
Mbase nga frika
Jashtë ulërinin e ujqërit
Kurse përbrenda mureve të akullta
Dëgjoheshin si thirrma
Britmat e padukshme të frikës

Secili njeri heshte si gur varri
Përtej frikës një tjetër frikë
Kudo panik
Nëpër secilën lagje vetëm lehje qensh
Dhe zhurmët e padurueshme të ingranazheve

Atë ditë nuk pamë më asnjëherë
Asnjë zog nëpër çati
Kishin ikur edhe nga pemët
Lagjet e braktisura notonin në pafundësi
Vetëm një zë shprese
Na dukej si uturimë shpëtimi.

 

NJË NUSE E RE I MBUSHTE SHTANBAT

Ishte një zjarr i madh
I dogji të gjitha valixhet
Asnjë njeri s’mbeti pa u lënduar
Vetëm zogjtë klandestin
Kaluan në anën tjetër të urës

Zjarri i verdhë si për inati
I lëpinte drurët e lagjes
Nuk mbeti asnjë selvi në këmbë
Nga zjarri i paparë
U dogjën edhe çerdhet e trishtilave

Një korb në moshën treqindvjeçarë
Si një kala qëndronte mbi kambanë
Në sqep e mbante kryqin e etheve
Si reliktet e lashta
Mbante edhe flakën e verdhë

Nga majat e maleve shikonin kolonadat
Shikonin se si shembeshin legjendat
Në fushën e mëllenjave
Një nuse e re i mbushte shtambat
Për ta shuar etjen e një lufte të posa nisur.

 

DERI NË DHEMBJEN E TOKËS

Pa asnjë ëndërr kthehem në atdhe
Rrugëve shoh njerëz të lodhur
E flamuj të grisur
Ka kohë që ka përfunduar lufta
Por kjo kohë e mjerimit qenka ende gjallë

Shoh nëna me kërthi në prehër
Nuse me gjinj prej rëre
Që nga larg dëgjohen piskamat
Uria i paska sytë e pangopshëm
Uria qenka një trishtim si lufta

Vargan kolonadash prej mishi
Bredhin prej një kontejneri te tjetrin
Kalamenden si zogjtë e braktisur
Tani shoh tek njerëzit e uritur
Se sytë qenkan më të thella se honet

Si me qëllim çmenden dallgët e Lumëbardhit
Zambakët i kanë lëshuar flamujt
Deri në dhembjen e tokës
Kurse Drini idhnak si asnjëherë më parë
Qenka zhveshur tërësisht nga krenaria.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s