Poezia “Siria për mua” e Maram al-Masri përkthyer në shqip nga Raimonda Moisiu

Poezia “Siria për mua” e Maram al-Masri përkthyer në shqip nga Raimonda Moisiu

https://americaneye.al/siria-per-mua-e-poetes-maram-al-masri/?fbclid=IwAR0gMDGQrn2BV8UqCZP2v4N43wdd-AFgZtXeAqLK_OIB4Jm-GfC7oRzzB5I

Poeteshën e shquar franko-siriane Maram al-Masri e kam takuar herën e parë në Eventin Ndërkombëtar “Netët Poetike të Strugës”, 2009-ë. Në atë edicion pjesëmarrës të përzgjedhur në Netët Poetike të Strugës, 2009-ë ishin poetët Preç Zogaj, Raimonda Moisiu, Fatime Kulli, dhe Mëhill Velaj, si pjesë e identitetit të artit poetik botëror. Poezia e poetëve të lartpërmendur hyri në antologjinë botërore “Poetry from five continents”, tregues i vlerësimit të artit poetik bashkëkohor shqiptar. Në këtë event ndërkombëtar lindi edhe miqësia jonë me poeteshën e shquar franko-siriane, Maram al –Masri, miqësi që u forcua më pas edhe nëpërmjet komunikimit në rrjetin social Facebook. E apasionuar pas poezisë së Maram al-Masri, poezia e sapo krijuar prej saj, për “nei progetti di Casa della poesia dal 25 al 29 novembre”, në Itali, e titulluar “Siria per me”, më intrigoi për ta sjellë në gjuhën shqipe. Bëra më të mirën në përkthim për të sjellë zërin e fortë krijues intelektual e femëror të një poeteje në egzil (Paris, Francë) që mban peshën e historisë të mbushur me dhimbje, sakrifica, vuajtje, dëshpërim dhe të pashpresë për vendlindjen e saj, Sirinë, aty ku janë edhe rrënjët e saj. Poezia “Siria për mua” është një poezi lirike psikollogjike, e dhimbjes e dashurisë, ku Maram al-Masri mban një qëndrim të fortë kundër regjimit të Asadit në Siri. Dhe vërtet poetja nuk gabon aspak kur shprehet përmes dhimbjes, dashurisë, jetës e mbijetesës, ajo c’ka po luhet e gatuhet, gjakderdhja në Sirinë e saj, në ditët e sotme. Maram al-Masri me fisnikërinë e zërit të saj poetik mbetet e pazvëndësueshme, ajo na përcjell mesazhin hyjnor të atdhe-dashurisë dhe njerëzores:

Shpëtoni Sirinë!

Sepse poetë si Maram al Masri ekzistojnë si një jetë konstante, dialog, me të shkuarën e të tashmen, të pasigurtë dhe shpresë-dhënës me shpirtin e tyre të ndjeshëm, plot dhimbje e dashuri, ajo gjithmonë cfaqet me botën dhe fisnikërinë e saj shpirtërore. Lexoni Poezinë Perlë të Maram al-Masri të shqipëruar prej meje;

Siria për Mua….

Siria për mua

është plaga që rrjedh vetëm gjak,

është atdhedashuria ime që lëngon,

në shtratin e vdekjes,

është fëmijëria ime e masakruar,

pamëshirë,

është makthi dhe shpresa ime,

është dhimbja, pranga dhe vetëdija ime!

Siria për mua,

Është jetimja i braktisur,

Është ajo gruaja që dhunohet

çdo natë nga përbindëshi i mplakur,

E burgosur dhe e përdhunuar,

E detyruar të mbarset…

Siria për mua,

Është dhimbja njerëzore,

është ajo gruaja e bukur

që këndon himnin e Lirisë,

me fytin e prerë e të gjakosur!

Është dritë-shpresa e njerëzimit,

Që shfaqet pas rrufeve dhe stuhisë…

 

Maram al-Masri

La Siria per me

La Siria per me

è una ferita sanguinante

è mia madre sul letto di morte

è la mia infanzia sgozzata

è incubo e speranza

è inquietudine e presa di coscienza.

 

La Siria per me

è un’orfana abbandonata.

È una donna violentata tutte le notti da un vecchio mostro

violata,

imprigionata,

costretta

a sposarsi.

 

La Siria per me

è l’umanità afflitta

è una bella donna che canta l’inno della Libertà

ma le tagliano la gola.

 

È l’arcobaleno del popolo

che si staglierà dopo i fulmini

e le tempeste.

(traduzione di Bianca Carlino)

 

Postscriptum

Maram al-Masri është shkrimtarja dhe poetja franko-siriane e cila jeton në Paris. Ajo konsiderohet një nga zërat poetike arabisht më të njohur dhe magjepsës femëror të brezit të saj. Poezia e saj është lirike, poezi e dhimbjes dhe e dashurisë, dhe “tepër erotike” e vlerësuar nga botuesit sirianë. E lindur në vitin 1962 në një familje të njohur myslimane suni në Siri, me baba palestinez e nënën siriane, Maram al Masri ka studiuar dhe është diplomuar për Letërsi angleze në Damask. Maram al-Masri boton rregullisht në tregun francez dhe gjithashtu shkruan poezi në frëngjisht, ndërsa pjesa më e madhe e krijimtarisë së saj është shkruar ende në arabisht standarde.

Përveç botimit rregullisht në tregun e librave Spanjoll, disa nga veprat e saj janë përkthyer edhe në italisht, katalonisht dhe korsisht, me disa mostra në gjermanisht, dhe ajo është një e ftuar special në Evente Ndërkombëtare të Poezisë në disa vende evropiane, në Irlandë, në Maqedoninë e Veriut (Netët Poetike të Strugës), në Itali e gjetiu. Është vlerësuar me Cmime Ndërkombëtare

Ajo ka marrë disa çmime, si “Admimi Adonis” i Forumit Kulturor Libanez, “Premio Citta di Calopezzati” dhe “Prix d’Automne 2007” të Societe des gens de letra.

Jeton, punon e krijon në Paris.

 

Përktheu nga gjuha italiane në gjuhën shqipe Raimonda MOISIU

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s