Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Ta përsëritësh veten

Të vdesësh
me idenë e ringjalljes
si dielli,
në atë muzgun tënd të kthjellët.
Lotin e fundit
ta ruash gjithmonë me vete,
dhe ëndrrën e fundit
e shpresën.

Se nesër
me siguri do të ketë ringjallje…
U ringjallen nga pluhuri kozmik
yjet e vdekur dikur,
lindën hëna të reja,
dhe ne me siguri do të rilindim
nga një pluhur.

 

Si në ëndrrat që ke parë

E prek grinë që të rrëmben,
ka disa arsye një mbi një,
dhe kur vjeshta s’shpreh atë që ndjen,
një fjalë të mirë e thotë për ty.
Krijohen simfoni gjethesh të rëna,
që tokës i shtohen palë-palë,
nëse në pentagrame bie zemra,
në telajo e sheh veten
si në ëndrrat që ke parë.

 

Dhimbje!

Je lot pa kripë,
një shelg që qan,
ta grryejnë nën rrënjë
gjithë dheun tënd.
Je një rropamë
e gurit të rëndë,
e drurit plak
me degë të thatë,
ku vjen një korb
ia merr një vaji.
Ofshamë e gurit në ujë,
që shpat më shpat
si murmurimë
nën qiellin gri
e gjen njeriun.
Dhimbje je brengë,
lot dhe zinxhirë.

 

Aty ku zoti vuri dorën

Aty ku zoti vuri dorën,
i forti derdhi lot mbi gur,
shkoi i dobëti
dhe ngriti një mur,
por në themele muresh,
nuk i mbetën gjurmë duarsh.

Aty ku zoti vuri dorën,
i mençuri bëri kryqen,
shkoi i ndershmi
ta dëshmonte ndershmërinë,
shkoi dhe hileqari
ta përsëriste mashtrimin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s