Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
HELMONI TË GJITHA EURIDIKAT
 
Eh, xhelatë,
me ju dua të flas në këtë orë të vonë,
me ju gjahtarë shpirtrash të plagosur,
me ju, që kupat e verës,
kristalet e lotëve të pjergullave,
i keni ndërruar me kristale gjaku.
Kërkoni ta vrisni, ta vdisni pa tjetër Orfeun?
Mblidhni më parë të gjithë gjarprinjtë,
helmoni të gjitha euridikat
që në lëndina prillmajesh vallëzojnë.
Si?
Keni frikë dhe vet nga gjarprinjtë?
Po ju në gostinë e pushtetit
pas derës mbani cerbërat tuaj,
që presin të lumtur kockat e pasorgjisë.
Ah, paskam gabuar!
Qenki veshur me kostume të shtrenjta trimërie
në trupa dordolecësh?
Tani ju kuptova në hallin tuaj të zi,
në ferrat e shpirtrave tuaj katran
flenë veç lepujt e frikës.
Atëherë tërbojini bakhidet
të mbledhin gjithë gurët e turpit,
ta ndajnë Orfeun prej lirës,
t’ia heqin kokën prej trupit.
Të tmerruar qenki dhe nga vdekja e tij?
Nuk ju lumturon ky fakt sadopak?
Lepuj të tjerë ju qenkan futur në bark,
me mosdashjen tuaj e bëtë Orfeun magji,
shpirtin e tij dhe të Euridikës bashkë,
s’i shkulni dot prej njëri-tjetrit kurrësesi.
Nga sytë e tyre të malluar
mbi lule veson dashuri.
Të gjitha burimet gurgullojnë poezi.
Tani Karoni po ju pret në varkë,
bëhuni gati, xhelatë të zinj.
 
 
 
ZEMRA NUK DO URDHËR
 
U grinda sot në ditën e parë të dimrit,
kur majat e maleve u gdhinë me borë,
kur ata kanë mbetur pa të dashurit e syrit,
pa çati mbi kokë, pa busull, pa orë.
 
Dhe rrogëtar është ai si dhe unë,
humanizmin e ka lenë diku në arrati.
për ngritje rroge gjithmonë bën zhurmë,
të falë diçka për fatkeqët, nuk di.
 
Eh,i thashë vetes, pse grindesh më kot,
Zemra s’ do urdhër për bamirësi.
Nënë Tereza m’u shfaq e mbytur në lot,
poshtë lotit të saj qëndronte ai.
 
 
 
KUJTOJMË
 
Kur ndodh një krim,
kujtojmë që kriminelët i kemi patur mes nesh,
i kemi ushqyer me trimëri e lavdi,
duart dhe rrugët ua kemi lenë të lira,
Natën ua kemi falur të tërën për orgji,
xhepat ua kemi mbushur si kacekë,
policëve u kemi thënë të kërkojnë në drejtim të paditur,
gjyqtarëve u kemi rrahur shpatullat e dhjamura,
politikanëve ua kemi lënë bodiguardë…
Kur ndodh një krim,
vetëm atë çast thërresim lotin, kujtojmë,
pastaj shajmë, zihemi, mallkojmë…, harrojmë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

December 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List